Gjermani: Boris Pistorius ministër i ri Mbrojtjes
17 Janar 2023Reklamë
Sipas informacioneve të ARD-së, Boris Pistorius pritet të jetë ministri i ri federal i Mbrojtjes. Ai zëvendëson kështu ministren e Mbrojtjes që sapo dha dorëheqjen, Christine Lambrecht. Ministrja Lambrecht, e cila prej disa muajsh ishte në qendër të kritikave, i dorëzoi dorëheqjen me shkrim të hënën (17.01) kancelarit Scholz.
Pistorius është nga viti 2013 ministër për Çështjet e Brendshme dhe Sportin në landin e Saksonisë së Poshtme. Më parë ai ka pasur përvojë në nivelin komunal si kryetar bashkie i qytetit Osnabryk.
la/ag