Java në fokus: Lufta në Gazë, shtetëzimi i pjesshëm i Commerzbank-ut, konflikti për gazin
12 Janar 20091. Drejtuesi i programit arab në radion Deutsche Welle, Rainer Sollich shpjegon shanset e paqes së përkohshme në Gazë, vështirësitë e paqes afatgjatë dhe situatën në rajon në kuadër të konfliktit izrealito-palestinez. Baha Güngör
2. Grindja për gazin mes Rusisë dhe Ukrainës po e bën edhe më të qartë varësinë e evropianëve prej gazit rus. Projekti shpresëdhënës, ai i gazsjellësit "Nabucco" për shumëkënd përbën zgjidhjen, ndërsa disa të tjerë e shohin politikisht me rezerva. Andreas Meyer-Feist
3. Fondi shtetëror bankar i vë në dispozicion institutit të dytë financiar gjerman, Commerzbank, një injeksion kapitali prej dhjetë miliardë eurosh. Si kompensim shteti merr 25% tö kapitalit dhe një aksion plus në Commerzbank. Federata fiton kështu një të drejtë vetoje në vendimet e rëndësishme. Vanessa Rennert