Jung viziton trupat gjermane në Liban
30 Tetor 2007Reklamë
Ministri gjerman i mbrojtjes Franz-Josef Jung ka vizituar misionin e marinës ushtarake në kuadër të trupave Unifil në Liban. Jung lavdëroi përparimet e bëra në stërvitjen e trupave libaneze në Beirut. Bundesveri aktualisht ka në bregdetin libanez rreth 820 ushtarë. Anijet e Unifilit nën komandën gjermane, kontrollojnë ujrat para Libanit, me qëllim parandalimin e kontrabandës për radikalët islamik të hezbollahut. Sot Jung do të udhëtojë për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa të enjëten do të vizitojë edhe Joraninë dhe Izraelin.