Koreja e Jugut paralajmëron zgjatjen e misionit të ushtrisë në Irak
23 Tetor 2007Reklamë
Presidenti i Koresë Jugore, Roh Mo Hyn ka paralajmëruar se do të zgjasë mandatin e trupave ushtarake të vendit të tij në Irak deri në vitin 2008. Njëkohësisht numri i ushtarëve do të pakësohet me 600 vetë, tha Roh në një fjalim televiziv drejtuar kombit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lutur qeverinë koreano-jugore për zgjatjen e misionit ushtarak. Aktualisht Korea e Jugut është e pranishme me 1200 ushtarë në veriun relativisht stabël të Irakut.