Kryeministri i Egjiptit mbështe palestinezët
16 Nëntor 2012Izraeli po përgatit sipas të dhënave të mediës një ofensivë nga toka kundër luftëtarëve të Hamasit radikal islamik. Agjencia e lajmeve dapd raporton se ushtria ka transportuar tanke dhe automjete si dhe shumë ushtarë në brezin kufitar. Sipas të dhënave të stacioneve televizive izraelite hyrja në territorin palestinez planifikohet të ndodhë brenda ditës së sotme. Megjithatë, forcat e armatosura deklaruan se nuk është marrë ende vendim në lidhje me këtë. Dhuna midis Izraelit dhe palestinezëve radikalë pati vazhduar edhe gjatë natës. Arma ajrore izraelite kreu fluturime të tjera kundër caqeve në Rripin e Gazës. Prej andej u lëshuan sërish raketa në drejtim të territorit izraelit. Fillimisht nuk dihej gjë në lidhje me viktimat e mundshme. Gjermania dhe Franca ishin përpjekur në mbrëmje për qetësimin e gjendjes. Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle i bëri thirrje në një bisedë telefonike homologut të tij izraelit Avigdor Lieberman që të shmangen viktimat civile. Presidenti francez François Hollande paralajmëroi në një telefonatë me kryeministrin izraelit Netanjahu prej një shkallëzimi të mëtejshëm.
Kryetari i qeverisë egjiptiane Hisham Kandil mbërriti sot për një vizitë solidariteti në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave nga Kajroja ai do të hetojë edhe mundësitë për një armëpushim. Siç duket , Izraeli po përgatitet sipas të dhënave nga qarqet qeveritare që gjatë vizitës së kryeministrit egjiptian Kandil në Rripin e Gazës t'i pezullojë sulmet e veta ajrore. Në këtë mënyrë Izraeli plotëson një kërkesën nga Kajroja, u tha. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë te përpjekjet e qeverisë egjiptiane për shtensionimin e konfliktit. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon i dënoi sulmet me raketa të palestinezëve, për kërkoi në një telefonatë me kryeministrin izraelit Netanjahu përmbajtje.