Kryeministri sllovak ofron dorëheqjen
14 Mars 2018Reklamë
Nëse Presidenti Andrej Kiska e pranon dorëheqjen, ai do të largohet nga posti të enjten, tha Fico në mbrëmje në Bratislavë. Sipas agjencisë së lajmeve TASR një nga kushtet për këtë është që partia e tij socialdemokrate Smer të ruajë të drejtën për të propozuar një pasardhës, deklaroi Fico. Me dorëheqjen e Ficos koalicioni qeveritar sllovak është në prag të shpërbërjes.
Partia liberale "Liri dhe Solidaritet" kishte paraqitur ndaj kryeministrit Robert Fico një mocion mosbesimi dhe votimi në parlament për këtë pritej të zhvillohej të hënën.
Pas vrasjes së gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova në Sllovaki ka pasur mjaft protesta kundër qeverisë dhe korrupsionit të shfrenuar në vend.